Presidenti i Serie A jep lajmin e madh: “Po bejme gjithcka qe per Inter te dielen te kete edhe…”
“Eshte shume e bukur te degjosh zhurmen e tifzeve ne stadium. Eshte dicka e mrekullueshme. Sapo eshte bere hapi i pare.”
Kete gje e ka thene per Rai Sport, Paolo Dal Pino, president i Liges se Serie A, vetem pak minuta perpara finales se Kupes se Italise diten e djeshme.
Ndeshja Atalanta-Juventus eshte zhvilluar ne pranine e tifozeve dhe numri i tyre ne shkallet e stadiumit ka qene plot 4300.
Por nderkohe, ne fjalet e tij, Presidenti i Serie A ka zbuluar nje lajm te mrekullueshem edhe per Inter-Udinese qe mund te zyrtarizohet sot.
“Te dielen shpresojme qe trofeun t’ja japim Interin me prezencen e tifozeve ne shkallet e stadiumit. Do te ishte bukur.”
“Po kerkojme dhe po bejme gjithcka qe te fusim te pakten njemije tifoze ne kete ndeshje, do te ishte dicka e bukur.”
“Qe nga sezoni i ardhshem shpresojme dhe kerkojme qe te kemi publikun ne kushte afer normales gje qe do te na ndihmonte shume.”
Keshtu, Dal Pino ka dhene nje lajm te madh per tifozet zikalter ne Milano: te dielen mund te kete tifoze ne Meazza!