Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

536 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Presidenti i UEFA-s Ceferin shperthen kunder Agnellit: “Nuk kam pare mashtrues me te madh: me tha…”

Presidenti i UEFA-s Ceferin shperthen kunder Agnellit: “Nuk kam pare mashtrues me te madh: me tha…”
Inter Club Staff

Kane ardhur me te vertete fjale shume te renda nga Aleksander Ceferin ne drejtim te Andrea Agnellit, president i Juventusit.

Presidenti i UEFA, pasi eshte shprehur shume kunder idese Super League, ka shperthyer publikisht kunder Agnellit.

“Une kam pare shume gjera ne jeten tone, por kurre nuk kam pare persona si keta me te cilet kemi te bejme tani.”

“Ed Woodward me ka telefonuar te enjten dhe me tha se ishte shume i kenaqur me reformat e UEFA-s dhe se i mbeshteste.”

“E vetmja gje per te cilen donte te flisnim ishte Fair Play Financiar, por ne te vertete ai kishte firmosur nje projekt tjeter.”

“Agnelli pastaj eshte nje zhgenjim shume i madh. Perkundrazi, zhgenjimi me i madh. Nuk kam pare kurre nje person qe te mashtroje ne menyre te tille dhe te vazhdueshme.”

“Me te vertete e pabesueshme. Kam folur me te te shtunen ne mengjes. Me ka thene se behej fjale vetem per thashetheme.”

“Me tha se nuk kishte asgje te vertete. Me tha se do te me telefononte me vone por pastaj e fiku telefonin fare.”

“Natyrisht qe e gjithe kjo histori mund te gjitha vlerat dhe sakrificat humane per te cilat kemi luftuar deri me sot ne futboll.”

“Eshte gjithmone e drejte qe heret ose vone te zbulojme se si jane njerezit ne te vertete. Te gjithe keta kishin rene dakord me platformen tone te enjten: Woodward, Agnelli, Gazidis dhe Lopez. Nuk e di vertete cfare duhet te mendoj per ta.”

“Nuk mund te mos e nenvizoj se tani me shume se kurre bota e futbollit eshte e bashkuar kunder ketij turpi qe eshte propozuar nga disa klube egoiste dhe te motivuara nga paraja.”

“Jemi te gjithe te bashkuar kunder ketij projekti idiot. Kjo eshte vetem nje ceshtje parash, UEFA i investon 90% te fitimeve te saj.”

“Super League eshte nje e peshtyre ne fytyren e te gjitheve atyre qe duan futbollin. Nuk do e lejojme qe te na hiqet kjo e drejte.”

“Sporti behet me i mire kur ka kritere dhe merita sportive ne mes. Gjithcka do te vleresohet nga skuadra jone legale.”

“Eshte ende shpejt, zyrtarizimi ka ardhur vetem diten e djeshme. Duhet pare se si do te levizim.”

“Natyrisht duhet ti pezullojme sa me shpejt te jete e mundur te gjithe nga kompeticionet tona.”

“Kush do ta luaje kete Super Keague nuk do te marre pjese ne Europian dhe Boteror. Te gjithe konfederatat jane dakord me kete. Pastaj i takon atyre te vendosin.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.