Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2020

Scroll to top

Top

3,699 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Empoli-Inter, De Boer beson tek Kondo per te zevendesuar Banega. Perisic dhe Gabigol…

Preview Empoli-Inter, De Boer beson tek Kondo per te zevendesuar Banega. Perisic dhe Gabigol…
Inter Club Staff

E tani do ta shikojme se sa vlejme vertete. Interi kaloi nga alpet ruse ne parajse ne vetem tre dite pas humbjes ndaj Hapoel ne ekstazen ndaj Juventusit por tashme ka ardhur koha per te pare se sa vlen vertete skuara zikalter.

Do te shohim ne fushe skuadren jo simpatike qe pame ndaj Hapoel apo ate me 11 luener qe pam te dielen ne Meazza? Kete gje pyesin te gjithe, madje ndoshta edhe vet Frank De Boer qe ne konference per shtyp ka thene qe pergjigjen do e jape pas Empoli-Inter.

TAKTIKA – Tekniku hollandez nuk do te kete Banega, viktime e nje te kuqi si pasoje e dy kartonave te verdhe te shkaktuar nga gjysem simulimi i Pjanic. Nje mungese e rende sepse eshte humbur njeriu plus i skuadres ne fushe. Ai qe ka krijuar me shume shanse nga te gjithe shoket e skuadres. Por gjithsesi, Interi po drejtohet tek nje 4-2-3-1, me futjen e Kondogbia ne mesfushe dhe me kalimin e Joao Marios ne rolin e trekuartistit. Rikthehet nga minuta e pare edhe Perisici (pushim per Eder), deciziv ndaj Juventusit. Dyshime ne mbrojtje per krahet: D’Ambrosio, Nagatomo, Santon dhe Miangue ne liste per dy vende si titullare. Grumbullimi i pare edhe per Ansaldin si edhe per Gabriel Barbosa: te dy priten te debutojne ndaj Bolognes. Jashte Andreolli dhe Biabiany. Brozovic ka qene i perjashtuar kete ndeshje ne pritje te faljes nga lojtari.

KUNDERSHTARET – Giovanni Martusciello, pas dy humbjeve te para ka ndryshuar udhe me fitoren ndaj Crotones dhe barazimin ndaj Torinos. Nje skuader qe ne krahasim me dy vitet e kaluara duket disi me mbrapa kjo per shkak te shitejve te vazhdueshme ne merkato qe kane zhbere grupin. Ne krahasim me ndeshjen e se dieles, ata sdo te kete ne dispozicion Costa (problem ne kavilje) i cili do te zevendesohet nga Barba. Per sa i perket te tjerave ne mesfushe do te kete romb me te perhershmin Saponara ne mbeshtetje te Maccarones dhe Pucciarellit.

KU DUHET GODITUR – Empoli ka mbajtur me edhe kete sezon filozofine e Sarrit dhe Giampaolos. Luan hapur me shume presing dhe shume vertikalizime. Nje sjellje ‘garibaldeske’ qe nese nuk aplikohet ne menyren e duhur mund te dergoje skuadren ne gabime dhe hapsira te medha. Ja perse zikalterit duhet te jene vdekjeprures ne krahet e sulmit me Perisic dhe Candreva te cilet mund te gjejne autostrada perpara. E rendesishme do te jete te shikohet se si De Boer do te hedhe ne fushe mesfushen te ciles i mungon fosfori Banega.

SYTE E VENDOSUR TEK… – Kondogbia. Francezi rikthehet nga minuta e pare pas ndeshejve ne pankine ndaj Pescaras dhe Juventusit dhe pas lenies jashte ne Europa League. Me pak fjale, pas ndeshjeve ndaj Chievos dhe Palermos, Kondo nuk e ka pare me fushen me sy. Freskia e tij mund te rezultoje decizive ne Castellani por duhet te kete sjelljen e duhur ne fushe. Dy jane opsionet: ose si perhere ose pozitiv. Nga humori i tij do te varet shume edhe mesfusha e Interit dhe rendimenti i saj. Nuk perjashtohet nje mesfushe me tre qendrore sebashku me Medel dhe Joao Mario (ne kete rast, sdo luante trekuartist).

FORMACIONET E MUNDSHME:

EMPOLI (4-3-1-2): Skorupski; Laurini, Bellusci, Barba, Pasqual; Tello, Mauri, Buchel; Saponara; Maccarone, Pucciarelli.
Pankine: Pelagotti, Cosic, Zambelli, Dimarco, Dioussé, Maiello, Croce, Krunic, Matheus Pereira, Marilungo, Mchedlidze, Gilardino.
Tranjer: Martusciello.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Costa, Veseli, Tchanturia.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo; Medel, Kondogbia; Candreva, Joao Mario, Perisic; Icardi.
Pankine: Carrizo, Ranocchia, Ansaldi, Santon, Miangue, Yao, Felipe Melo, Gnoukouri, Palacio, Jovetic, Eder, Gabriel Barbosa.
Tranjer: De Boer.
Te skualifikuar: Banega (1).
Te padisponueshem: Andreolli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.