Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,728 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Hapoel-Inter – Pioli deshiron te besoje dhe zgjedh Banega. Eder nga minuta e pare!

Preview Hapoel-Inter – Pioli deshiron te besoje dhe zgjedh Banega. Eder nga minuta e pare!
Inter Club Staff

Do te jene 15 mije tifozet prezent ne Turner Stadium ne Beer Sheva per te mbeshtetur skuadren e shtepise e cila sot do te zhvilloje nje ndeshje historike, sido qe te perfundoje ajo. Izraelitet jane te tretet ne grupin K me 4 pike, 3 pike larg Southampton dhe +1 nga Interi. Ka nje pritshmeri te madhe per kete sfide me zikalterit te cilet nga ana e tyre kane mundesi qe te mbajne gjalle nje fije shprese duke fituar. Natyrisht duke shpresuar qe ne Prage ndeshja te mos dale ‘X’. Nje barazim ndermjet Spartes dhe Saints, ne fakt, do te komplikonte akoma me shume situaten edhe ne rast te marjes se tre pikeve ne Izrael.

INTER – Stefanoi Pioli e di veshtiresine qe ka hasur Interi ne europe: zikalterit duhet te fitojne sot dhe me pas me Sparten e Prages. Ne te njejten kohe, duhen pare edhe rezultatet e kundershtareve per te bere llogarite me pas. Por Interit ne rastin me te mire do i duhen 6 pike minimumi per te besuar, 2 fitore, asnje rezultat tjeter. Ne Izrael, pervec ata jashte liste, tranjer i trete i Interit per kete sezon nuk do te kete ne dispozicion Palacio, Santon e mbi te gjitha Medel. Mungesa e Garyt, prish komplet planet e mbrojtjes se tranjerit te Interit i cili e shikonte Medel perkrah Mirandas ne qender. Por ja tek vjen shanci i radhes i Murillos, favorit mbi Ranocchian, ashtu si Nagatomo favorit ndaj Ansaldit. Ne mes, balotazh ndermjet Melos dhe Gnoukourit per te qene perkrah Brozovic. Ne sulm Candreva, Banega dhe Eder pas shpines se Icardit. Nderkohe Perisic do te jete i gatshem nga pankina.

HAPOEL BEER SHEVA – Skuadra e drejtuar nga Barak Bakhar eshte e para ne kampionat me 25 pike, +5 pike nga vendi i dyte ku renditet Maccabi Tel-Aviv. Bardhekuqet, ne turneun kombetar vijne nga 6 fitore rresht, por ne Europe situata eshte krejt ndryshe. Pas suksesit historik ne San Siro dhe barazimit brenda me Southampton, kane humbur dy here me Sparta Pragen. Goli mungon nga 291 minuta: i fundit ka qene pikerisht ai i Bar Buzaglo ndaj Handanovic me goditje denimi. Ata pritet te zbresin ne fushe me nje 5-4-1 e cila ne fazen e mbajtjes se topit behet nje 3-4-3. Taha favorit mbi Ohayon, nderkohe ne mesfushe rikthehet Hoban perkrah Ogu. Bar Buzglo dhe Nwakaeme sulmues krahu ne mbeshtetje te Maranhao.

FORMACIONET E MUNDSHME:

HAPOEL BEER SHEVA (5-4-1): Goresh; B. Bitton, Taha, Miguel Vitor, Tzedek, Korhut; Bar Buzaglo, Hoban, Ogu, Nwakaeme; Maranhao.
Ne pankine: Haimov, Ohayon, Turjman, Radi, Gordana, Ghadir, Sahar.
Tranjer: Bakhar.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Barda, A. Bitton, Melikson, Broun.

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Nagatomo; Felipe Melo, Brozovic; Candreva, Banega, Eder; Icardi.
Ne pankine: Carrizo, Ranocchia, Ansaldi, Gnoukouri, Biabiany, Perisic, Pinamonti.
Tranjer: Pioli.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Joao Mario, Gabriel Barbosa, Jovetic e Kondogbia (fuori lista Uefa); Palacio, Medel, Santon.

Arbiter: Javier Estrada (ESP).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.