Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 20, 2020

Scroll to top

Top

1,910 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Hapoel: De Boer do hedhe ne fushe nje 4-3-3 me Brozo, Palacio dhe Eder. Jashte Perisic…

Preview Inter-Hapoel: De Boer do hedhe ne fushe nje 4-3-3 me Brozo, Palacio dhe Eder. Jashte Perisic…
Inter Club Staff

Inter rikthehet ne Europe pas dy sezonesh.

Hera e fundit qe zikalterit luajten ka qene ndaj Wolfsburg me ate humbje te hidhur ne 1/8. Ishte Marsi 2015, Mancini sapo kishte mare drejtimin nga Mazzarri vetem pak muaj me pare.

Ne nivel futbollistik, duket sikur ka kaluar nje jete. Ajo atehere ishte nje Inter e brishte, me plot deficite, shume pa ide dhe me nje mal me probleme. Tani klubi zikalter eshte rikthyer i qendrueshem dhe me peshe: per momentin vetem ne merkato ne pritje te ndodhe e njejta gje edhe ne fushe. Ne pankine eshte Frank De Boer i cili po fillon te kete kontrollin e plote te skuadres pikerisht kete jave.

INTER – Ish tranjeri i Alax ka provuar 4-3-3 me shume ndryshime ne krahasim me ndeshjen ndaj Pescares. Pritet te luaje nga minuta e pare Ranocchia, Nagatomo, Felipe Melo, Brozovic, Biabiany, Palacio dhe Eder. Nje turn pushimi, te pakten fillimisht, per Miranden, Banega, Candreva dhe Icardin: tek porta eshte Juventusi ne fundjave. Perisic nuk eshte grumbulluar fare sepse ka nje shqetesim te vogel muskular. Nje organik i pergjysmuar ai i Interit ne Europa League per shkak te Fair Play Financiar dhe qe ka bere zikalterit te heqin dore nga Joao Mario, Gabriel Barbosa, Jovetic dhe Kondogbia per listen UEFA. Nuk mund te luaje ne kete ndeshje as Gnoukouri i cili nuk ka mbushur ende kohen e nevojshme tek Interi per tu futur ne listen B (do te rikthehet nga ndeshja e radhes). Nderkohe te demtuar vazhdojne Andreolli dhe Ansaldi, me kete te fundit i cili eshte shume afer rikthimit.

HAPOEL BEER SHEVA – Pasi jane rikthyer si kampione ne Izrael pas 40 vitesh dhe pasi per pak desh u kualifikuan ne grupet e Champions (pasi nxorren jashte Olympiacosin e Cambiassos, Izrealitet u eleminuan nga Celtic), djemte e Barak Bakhar do te fillojne aventuren e tyre keshtu ne Europa League. 36 vjecari teknik i Hapoel Beer Sheva ka nje dyshim qe lidhet me Melikson dhe ne vere ka blere mbrojtsin e krahut Davidazde. Po shkohet drejt nje 4-4-2 me brazilianin Maranhao dhe nigerianin Nwakaeme si sulmues pyke, por nuk perjashtohet nje formacion teper mbrojtes si 5-4-1, formacion i perdorur shpesh ndaj kundershtareve me te forte ne transferte.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Ranocchia, Murillo, Nagatomo; Medel, Felipe Melo, Brozovic; Biabiany, Palacio, Eder.

Pankine: Carrizo, Miranda, Santon, Zonta, Banega, Candreva, Icardi.
Tranjer: De Boer.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Joao Mario, Gabriel Barbosa, Jovetic e Kondogbia (jashte listes Uefa), Gnoukouri, Ansaldi, Andreolli, Perisic.

HAPOEL BEER SHEVA (4-4-2): Goresh; B. Bitton, Tzedek, Miguel Vitor, Turjman; Ogu, Radi, Hoban, Melikson; Maranhao, Nwakaeme.

Pankine: Haimov, Taha, Ohayon, Broun, Shabtai, Buzaglo, Sahar.
Tranjer: Bakhar.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Barda, Ghadir, A. Bitton, Gordana.

ARBITER: Kehlet (DEN).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.