Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,735 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Lazio. Pioli konfirmon nje mbrojtje me 4. Sot radha e Kondo-Banega. Candreva…

Preview Inter-Lazio. Pioli konfirmon nje mbrojtje me 4. Sot radha e Kondo-Banega. Candreva…
Inter Club Staff

Ndeshja e ktheses mund te jete pikerisht ajo sot, e cila ne rastin e nje fitoreje, do e dergonte Stefano Piolin tek fitorja e trete radhazi ne kampionat. Interi kunder Lazios duhet ti tregoje kampionatit nese eshte sheruar vertete ose ka mbetur ajo skuadra jo-kostante e afte per fitore te medha dhe humbje te pashpjegueshme.

Deri me ketu, pervec Europa League, trendi i teknikut Italian eshte pozitiv: nje barazim ne debutim ndaj Mianit, tre fitore jo te lehta (Fiorentina, Genoa dhe Sassuolo) dhe nje humbje (e pajustifikueshme per menyren se si erdhi) ne Napoli. Tashme e ka radhen Lazio, pikerisht ajo Lazio qe ka qene skuadra e Piolit. Pikerisht ajo Lazio qe ekzaktesisht nje vit me pare, gjithmone ne San Siro, filloi ti hiqte masken e vendit te pare skuadres se Mancinit.

TAKTIKA – Piolo po kerkon ekuiliber dhe vazhdimesi paraqitjesh e rezultatesh. Duke pare gjerat me qetesi, 4-2-3-1 eshte ne avantazh ndaj 3-4-2-1 sidomos duke pare treshen e sulmit qe do te hidhet ne fushe nga Simone Inzaghi. E atehere pritet qe mbrojtja te jete identike me ate qe u pa ne Mapei Stadium, me D’Ambrosion, Murillon, Mirandan dhe Ansaldin. Problemet qendrojne ne mesin e fushes, sepse mungeses se Medel i demtuar do i shtohen per skualifikim edhe Joao Mario me Felipe Melon, ku i fundit sapo ishte rikthyer protagonis pas muajsh te tere ne hije. Kondogbia dhe Banega jane favorite per ta nisur nga fillimi, me Gnoukouri gati ne radhe. E veshtire te parashikohet nese do te luaje perseri Ansaldi si mesfushor qendre sic luajti ne ndeshjen qe nuk vlente asgje ne Europa League ndaj Spartes. Ne krah, ne mbeshtetje te Icardit, Pioli po shkon drejt konfirmimit te Candrevas dhe Perisic. Nderkohe, vazhdon te mbetet jashte nga te grumbulluarit Jovetic.

KUNDERSHTARET – Inzaghi ka frike per Radu, i cili u ndal dje per nje problem muslular: veshtire se rumuni do te rrezikohet. Edhe Lukaku e sigurte qe eshte jashte. Per sa i perket te tjereve, te gjithe jane ne dispozicion te teknikut Lazial qe do te luaje nga fillimi me Basta dhe Wallace ne mbrojtje plus Parolon ne mesfushe pas skualifikimit. I vetmi dyshim mbetet pozicioni i mbrojtesit te krahut te majte: Lulic pas Keita ne sulm shihet si zgjidhja me e mundshme, por nuk perjashtohet qe senegalezi te ulet ne pankine dhe nga minuta e pare te luaje Patric ne treshen e sulmit sebashku me Immobile dhe Felipe Anderson.

KU DUHET TE GODASE INTER – Skuadra bardhekalter eshte skuadra qe ka me pak humbje ne kete kampionat sebashku me Juventus dhe Napolin: vetem tre humbje dhe ato i ka me Juventusin, Milanin dhe Romen. Mjafton te shihen keto statistika per te pare detyren e veshtire qe i pret zikalterit. Ne ndryshim me vitet e kaluara, kur ne Milano erdhi nje Lazio qe nuk fitonte prej javesh dhe e mbushur me demtime, kete vit gjerat kane ndryshuar totalisht me Lazion qe gjendet ne te njejtin pozicion si Interi vjet: larte ne klasifikim dhe me gjendjen psikologjike shume here me te mire. Lazio shpesh here e nis fort ndeshjen per te rene me pas sidomos ne pjesen e dyte: celesi per Pioln, mbetet qe te administroje pjesen e pare te lojes dhe te mos lere hapsira te medha, sidomos individualiteteve mjaft te mira qe Lazio ka perpara.

SYTE E VENDOSUR MBI… – Candrevan. Njeriu i mbremjes se sotme, ai qe pritet me shume eshte ai: Antonio Candreva. Ish kapitani lazial, ai qe ne ndeshjen e vjetshme vendosi rezultatin ne San Siro me nje dopiete, sot do te therritet ne kauze per te mundur pikerisht ish-skuadren e tij dhe te vazhdoje paraqitjet e mira qe ka bere ne javet e fundit e ku ka gjetur edhe golin me lehtesi. Se bashku me Piolin, kjo e sotmja do te jete mbremja e tyre. E tifozet zikalter shpresojme qe kjo mbremje te behet edhe mbremja e Interit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Murillo, Miranda, Ansaldi; Brozovic, Kondogbia; Candreva, Banega, Perisic; Icardi.
Panchina: Carrizo, Berni, Andreolli, Ranocchia, Yao, Santon, Nagatomo, Gnoukouri, Biabiany, Palacio, Eder, Gabriel Barbosa.
Allenatore: Pioli.
Squalificati: Felipe Melo (2), Joao Mario (1).
Indisponibili: Medel, Jovetic, Miangue.

LAZIO (4-3-3): Marchetti; Basta, De Vrij, Wallace, Lulic; Parolo, Biglia, Milinkovic-Savic; Felipe Anderson, Immobile, Keita.
Panchina: Strakosha, Vargic, Hoedt, Bastos, Patric, Leitner, Cataldi, Murgia, Luis Alberto, Lombardi, Kishna, Djordjevic.
Allenatore: Inzaghi.
Squalificati: nessuno.
Indisponibili: Lukaku, Radu.

ARBITRO: Mazzoleni.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.