Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,828 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Sampdoria – Pioli shkon per te sigurten dhe konfirmon 4-2-3-1. Medel dhe Joao Mario…

Preview Inter-Sampdoria – Pioli shkon per te sigurten dhe konfirmon 4-2-3-1. Medel dhe Joao Mario…
Inter Club Staff

Tjeter etape e rendesishme per rekuperimin e pikeve diference ne luften per vendin e trete dhe nje ndeshje tjeter per tu fituar me cdo cmim. Pas hapit fals ne Torino dhe atij 2-2 qe la shume shije te hidhur per zikalterit, Interit do te rikthehet te luaje sot ne darke perpara publikut te saj ndaj Sampdorias. Pritet nje ndeshje e hapur duke pare tendencen e skuadres se Marco Giampaolo per te luajtur ndeshjet pa bere barrikada. Kjo eshte dicka qe mund te favorizoje taktikisht Stefano Piolin, i cili shpesh ka perfituar nga kundershtaret e hapur duke pare edhe lojtaret e mire qe ka ne dispozicion.

TAKTIKA – Pioli nuk deshiron te modifikoje Interin qe ka fituar javet e fundit dhe do te besoje perseri tek solidi 4-2-3-1. Medel dhe Miranda i kane kaluar lodhjet respektive me kombetaret, dhe do te preferohen perseri perpara Murillos, i cili ka punuar ne Milano pasi u la jashte nga grumbullimi i kombetares. D’Ambrosio dhe Ansaldi pritet te luajne ne krahet e mbrojtjes. Ne mesfushe perseri hapsire per Gagliardini-Kondogbia, plus Joao Mario disa metra me pare si trekuartis: portugezi eshte favorit ndaj Banega (i cili sapo eshte rikthyer pas zhgenjimeve me Argjentinen) dhe mbi Brozovic. Candreva dhe Perisic si zakonisht do e nisin nga krahet pas shpines se Icardit.

KUNDERSHTARET – Giampaolo do duhet te luaje per nje kohe te gjate me nje skuader pa Muriel i cili eshte demtuar me Kolumbine. Lajmet e mira per teknikun e Sampit vijne nga Shick, i cili eshte rekuperuar plotesisht nga demtimi i pesuar ne kavilje ndaj Juventusit dhe qe beri qe lojtari te humbase takimet me Republiken Ceke. Do te jete pikerisht talenti aq shume i pelqyer nga Interi ai qe do te luaje me Quagliarella ne repartin e avancuar. Bruno Fernandez do te luaje pas shpines se tyre me Barreto, Torreira dhe Linetty (polaku favorit mbi Praet) ne mesfushe. Rikthehet ne porte Viviano. Perpara tij, nje katershe e formuar nga Sala, Silvestre, Skriniar dhe Regini.

KU DUHET GODITUR – Sampdoria vjen nga nje periudhe e gjate pozitive e nderprere vetem nga humbja ndaj Juventusit ne javen e fundit. Nje periudhe e mire qe e pa te fitonte ndaj Romes, Milanit dhe derbyn ndaj Genoas. Me pak fjale, nje kundershtar i shendetshem dhe qe ka besim ne vetvete, qe nuk shenon shume (vetem 35 gola), por qe peson edhe shume pak (34 te tille, vetem 3 me shume se zikalterit). Shpesh here eshte e mundur qe te shperqendrosh skuadren e Giampaolos me ndryshime te shpeshta te lojes, duke hapur lojen tek lojtari i lire ne krahun e kundert: rombi ne mesfushen e tyre e ben te veshtire qe kjo gje te behet lehtesisht, por nese behet me sukses, mund te sjelle frutet e duhura. Sekreti do te jete te implementohet nje ritem i larte dhe nje manover e sakte ne sulm: per tu kuptuar me mire, idealja do te ishte te luhej nje pjese e pare si ndaj Atalantes.

SYTE E VENDOSUR MBI… – Joao Mario. Luzitani nuk luan titullar qe prej ndeshjes ndaj Romes, me pas 14 minuta ne Cagliari, 20 ndaj Atalantes dhe mbeti ne pankine gjithe lojen ndaj Torinos. Nje shans i mire per rikthimin e ish lojtarit te Sporting Lisbona, i cili eshte mbyllur keto kohe nga rilindja brilante e Banega. Por sot, Joao Mario pritet te preferohet ndaj argjentinasit duke pare edhe lodhjen qe mbart argjentinasi pas ndeshjeve me kombetaren e tij. Nje shans i tille duhet te kapet ne ajer nga portugezi per te zhdukur te gjithe zerat qe e konsiderojne nje blerje te gabuar.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Medel, Miranda, Ansaldi; Gagliardini, Kondogbia; Candreva, Joao Mario, Perisic; Icardi.

Pankine: Carrizo, Murillo, Andreolli, Sainsbury, Santon, Nagatomo, Brozovic, Banega, Biabiany, Eder, Gabriel Barbosa, Palacio.

Tranjer: Pioli.

Te skualifikuar: asnje.
Te padisponueshem: asnje.

SAMPDORIA (4-3-1-2):​ Viviano; Sala, Silvestre, Skriniar, Regini; Barreto, Torreira, Linetty; Bruno Fernandes; Quagliarella, Schick.

Ne pankine: Puggioni, Falcone, Simic, Bereszynski, Pavlovic, Dodò, Palombo, Cigarini, Praet, Djuricic, Alvarez, Budimir.

Tranjer: Giampaolo.

Te skualifikuar: nessuno.

Te padisponueshem: Muriel.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.