Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 19, 2022

Scroll to top

Top

1,913 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Southampton: Banega jashte, Gnou ne 4-3-3. Eder nga 1? Ndersa Saints me Tadic, Long e Austin…

Preview Inter-Southampton: Banega jashte, Gnou ne 4-3-3. Eder nga 1? Ndersa Saints me Tadic, Long e Austin…
Inter Club Staff

Ndeshje teper e rendesishme per Interin e Frank de Boer, e detyruar sot qe te fitoje medeomos 3 piket per te mos kompromentuar akoma me shume kete sezon qe sapo ka filluar.

Ne grupin K, gjerat nuk duken aspak mire dhe hollandezi rrezikon shume ne rast se nuk fiton sot ndaj Southampton. Per te evituar cdo skenar te keq, ish tranjeri i Ajax do te lere menjane turnoverin qe ka perdorur ne dy ndeshjet e para Europiano.

TAKTIKA – Sic e thame, do te kete hapsire per nje formacion me nivel te larte dhe me shume titullare nga minuta e pare sot (por jo me te gjithe). Nuk pritet te luhet me 4-2-3-1 sot, modeli i zgjedhur nga hollandezi per kete sezon, por do te kete hapsire per per 4-3-3. Pritet qe Ever Banega te mos e nise nga minuta e pare. Nderkohe hapsire do te kete per Assane Gnoukouri tek 4-3-3. Per sa i perket te tjereve, Samir Handanovic pritet te jete ne porte dhe perpara tij do te kete Joao MirandaJeison Murillo dhe ne krah do te jete Danilo D’Ambrosio me Davide Santon, qe duken favorite per ta nisur nga minuta e pare. Ne mesfushe rikthehet Marcelo Brozovic me Gary Medel perkrah. Ne sulm pritet qe Perisic te jete pushim dhe Eder do e nise keshtu nga minuta e pare me Antonio Candreva dhe Mauro Icardin.

KUNDERSHTARI – Pa ish-lojtarin e Chelseas, Ryan Bertrand, tekniku Claude Puel pritet te hedhe ne fushe nje 4-3-1-2 me Dusan Tadic qe do luaje ndermjet mesfushes dhe sulmit, pas kraheve te Shane Long dhe Charlie Austin. Nuk perjashtohen ndryshime ne minutat e fundit, por ne mesfushe pritet te kete hapsire per Pierre-Emile Hojberg, Romeu dhe James Ward-Prowse, me mbrojtjen me 4 (nje nga pikat e forta te Saints) e formuar nga Cuco Martina, Maya Yoshida, kapiteni Jose Fonte dhe Sam McQueen. Ne porte Fraser Forster. Marokeni Sofiane Boufal ka nje problem ne gju dhe pritet ta nise nga pankina.

KU DUHET TE GODASE INTERI – Per Interin do te jete shume e rendesishme puna e lojtareve te krahut. Ne kete sens, eshte per tu nenvizuar se kundeshtaret mund te lene hapsira prapa pikerisht nga dy mbrojtesat e krahut qe zakonisht avancojne shume. Ndersa ne mesfushe, skuadra e De Boer duhet qe te krijoje nje posesion topi kualitativ duke qene se skuadrat angleze ne mesfushe jane me shume muskuloze se sa kualitative. Kujdes nga Tadic, lojtar i klasit 88′ qe paraqet rrezikun me te madh te Southampton. Ne fund, edhe pse nuk jane Top Player absolut, Miranda dhe shoket e skuadres nuk duhet kurresesi te nenvleresojne Long dhe Austin: sidomos irlandezi qe eshte teper i shkathet, i forte fizikisht por me te vertete i jashtezakonshem ne punen pa top.

SYTE E VENDOSUR TEK – Icardi. Ne ditet e fundit eshte folur ekskluzivisht per gjerat jashte fushe te ndodhura ndermjet tij dhe Curva Nord dhe me pas klubi vendosur qe te mos i heqe shiritin e kapitenit e te gjithe presin nje pergjigje mjaft te forte ne fushen e lojes. Statistikat ne dore, sulmuesi i Interit eshte njeriu me i rendesishem i zikalterve e nga ai do te varen shume gjera ne kualifikimin e Interit.

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-3-3): Handanovic; D’Ambrosio, Miranda, Murillo, Santon; Gnoukouri, Medel, Brozovic; Candreva, Icardi, Eder.
Tranjer: De Boer.
Pankina: Carrizo, Yao, Ansaldi, Nagatomo, Banega, Perisic, Palacio.
Te skualifikuar: Ranocchia (1).
Te padisponueshem: Kondogbia, Joao Mario, Gabriel Barbosa, Jovetic (jashte listes Uefa), Felipe Melo.

SOUTHAMPTON (4-3-1-2): Forster; Martina, Yoshida, José Fonte, McQueen; Hojberg, Romeu, Ward-Prowse; Tadic; Long, Austin.
Tranjer: Puel.
Ne dispozicion: McCarthy, Van Dijk, Stephens, Clasie, Boufal, Rodriguez, Olomola.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Bertrand, Redmond, Targett, Cedric.

ARBITER: Gediminas Mazeika (LTU).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.