Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 1, 2020

Scroll to top

Top

2,384 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Inter-Torino – De Boer beson gjithcka tek 4-2-3-1 dhe Banega. Momenti i se vertetes?

Preview Inter-Torino – De Boer beson gjithcka tek 4-2-3-1 dhe Banega. Momenti i se vertetes?
Inter Club Staff

Thirja e fundit per Heer Frank. Thirrja e fundit sepse futbolli Italian nuk pret askend dhe sepse ka nxitim ne arritjen e rezultateve nga ana e Interit. Shpesh here ne futboll dhe jo vetem, kur objektivi duket sikur po venitet, meren masa qe gjithcka te mos deshtoje qe ne nisje. E keshtu, kunder Torinos, De Boer mund te ulet per here te fundit ne pankinen e Intert: per dike, madje nuk mjafton as fitorja sot kunder skuadres se Mihajlovic. Dicka origjinale alla Italiane, gjithmone i varur tek rezultatet finale.

Taktika – Tekniku hollandez, sipas provave qe ka bere keto dite, pritet te kthehet tek 4-2-3-1, duke hequr dore per momentin nga 4-1-4-1 (ose 4-3-3 nese dikush do ta quaje keshtu). Nje zgjedhje qe duket se eshte pasoje e mungeses e Medel, i denuar nga prova tv (gjithmone i perpikte denimi kur flitet per Interin) me tre ndeshje skualifikim pas goditjes ndaj Kurtic ne ndeshjen ndaj Atalantes. Ne krahasim me ndeshjen e fundit, rikthehet titullar Ansaldi, Banega dhe Candreva. I konfirmuar Nagatomo (ne vend te Santon) dhe Brozovic. Por kujdes nga Gnoukouri, nje alternative e vlefshme e kroatit. Ne sulm ka balotazh ndermjet Perisic dhe Eder. Ne listen e te grumbulluarve rikthehet Andreolli nderkohe qe ne shtepi qendrojne Melo, Kondogbia dhe Biabiany.

KUNDERSHTARET – Eshte sigurisht momenti me i mire per granatat qe nga koha e Mondonico dhe kupes Uefa te humbur ne finale ndaj Ajax ne 1991-1992. Mihajlovic ka rigjeneruar te gjithe ambjentin me kujdes. Toro tashme ka grinte dhe karakter, por ka edhe kualitet siper mesatares. Benassi, Baselli, Iago Falque, Belotti, Ljajic: te gjithe lojtare qe kane pasur rendiment te larte dhe mund ti benin mire cdo skuadre te madhe. Kete gje e tregon edhe fakti se Torino nuk mundet qe ne 11 shtator, 1-2 ne Bergamo ndaj Atalantes. Me pas tre fitore dhe tre barazime. Tranjeri serb nuk mund te besoje tek Castan, Aramu, Molinaro dhe Avelar per shkak demtimesh, dhe ka shume mundesi qe te ndryshoje skuadren qe luajti ndaj Lazios kete fundjave.

KU DUHET TE GODASE INTERI – Mbrojtja e Torinos nuk duket e pakalueshme. Edhe gjate aksioneve edhe nga goditjet e lira, mbrojtesit granata humbasin perqendrimin dhe lene hapsira te bollshme per skuadren kundershtare. Eshte e veshtire qe kjo te ndodhe ne transferte, duke pare se si mblidhen prapa skuadrat Italiane kur luajne ne San Siro, prandaj zikalterit duhet te mos humbasin asnje rast qe do i paraqitet perpara portes sepse mund te jene vertete te pakta e mund te kushtojne shume, gje qe Interin e ka penalizuar me te vertete shume kete sezon.

SYTE E VENDOSUR MBI… – Banega. Pas dy pankinave rresht, argjentinasi rikthehet titullar. Dhe me nje deshire te pamase per ti mbyllur gojen kritikeve dhe llafologeve. Nese, sic duket, De Boer do i jape celsat e mesfushes dhe rolin e trekuartistiti, ai do te luaje pas shpines se sulmuesve dhe perpara Joao Marios e Brozovic. Ai keshtu pritet te kete te gjithe lirine de hapsiren e nevojshme per te bere lojen qe ai deshiron. El Tanguito sot pritet te ndricoje San Siron dhe manovren zikalter. Duhet shume nga klasi i tij per te kaluar nje moment te zi ne te gjitha nivelet. 

FORMACIONET E MUNDSHME:

INTER (4-2-3-1): Handanovic; Ansaldi, Miranda, Murillo, Nagatomo; Joao Mario, Brozovic; Candreva, Banega, Perisic; Icardi.
Ne pankine: Carrizo, Ranocchia, Andreolli, D’Ambrosio, Santon, Miangue, Yao, Gnoukouri, Eder, Palacio, Jovetic, Gabriel Barbosa.
Tranjer: De Boer.
Te skualifikuar: Medel (3).
Te padisponueshem: Felipe Melo, Kondogbia.

TORINO (4-3-3): Hart; Zappacosta, Rossettini, Moretti, Barreca; Benassi, Valdifiori, Obi; Iago Falque, Belotti, Ljajic.
Ne pankine: Padelli, Ajeti, Bovo, De Silvestri, Acquah, Baselli, Gustafson, Lukic, Vives, Boyé, Maxi Lopez, Martinez.
Tranjeri: Mihajlovic.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Castan, Molinaro, Avelar, Aramu.

ARBITER: Massa.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.