Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

565 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Milan-Inter – Spalletti, zgjedh skuadren fituese: Brozivic dhe Rafinha…

Preview Milan-Inter – Spalletti, zgjedh skuadren fituese: Brozivic dhe Rafinha…
Inter Club Staff

Derbi i Madonnines mbetet shume i rendesishem per Interin por, sic eshte pranuar edhe dje ne konferencen per shtyp nga tranjeri, lojtaret kane qene te zotet te kalojne fazen e veshtire dhe ta bejne kete derbi te mos duket jetesor sic ishte rreth nje muaj me pare.

Milani i Gattusos vjen nga nje eleminim nga Europa League, nga nje humbje me Juventusin dhe me larg sec ka qene. Mbi te gjitha, Interi duket se eshte rikthyer, duke fituar me Beneventon, barazim me Napolin dhe gjashte pike te pastra ndaj Samp dhe Verones.

Por le te hyme me ne detaje per ndshjen qe na pret sot ne oren 18:30 ne Meazza.

TAKTIKA – Luciano Spalletti nuk ndryshon. Eshte besnik i 4-2-3-1 dhe deshiron te mos preke as interpretuesit e ketij formacioni. Keshtu, vazhdohet me lojtaret e perzgjedhur ne tre ndeshjet e kaluara: Brozovic ne regji bashke me Gagliardini dhe Rafinha  te cilet do te plotesojne treshen pas shpines se Icardit. Candreva dhe Perisic do te luajne ne krah me kroatin qe nga Spalletti shpresohet se do i beje keq Milanit sot perseri. Natyrisht edhe te tjeret te parprekur edhe ne mbrojtje: Cancelo, Skriniar, Miranda dhe D’Ambrosio mbeten te paprekshem.

KUNDERSHTARET – Gennaro Gattuso, ne krahasim me nje muaj me pare, ka ne dispozicion te rekuperuar Abate dhe Antonellin, por ka humbur per skualifikim Biglia. Do te jete Montolivio ne mesfushe ne vend te ish-lacialit. Per te tjeret, i vetmi dyshim mbetet sulmuesi me Cutrone qe eshte ne avantazh ndaj Kalinic dhe Andre Silva. Romagnoli eshte rekuperuar nga demtimi i lehte ne pulpe dhe pritet te luaje nga minuta e pare me Bonuccin.

Related image

KU DUHET GODITUR – Pas nje periudhe te gjate solide, ne kohet e fundit mbrojtja e Milanit eshte rikthyer te jape dicka me shume per kundershteret. E natyrisht edhe Gigio Donnarumma eshte rikthyer te pesoje me shume gola. Me Calabria dhe Rodriguez, mbrojtja me kater e Milanit peson shume kundersulme, edhe pse ne mesin e fushes jane dy lojtare qe nuk bejne mbulim si Kessie dhe Bonaventura. Nese Interin konfirmon kete forme qe ka treguar ne muajn e fundit, sulmi zikalter do te trondiste mbrojtjen e Milanit qe eshte dukur e brishte.

Related image

SYTE E VENDOSUR TEK… – Miranda. Pas nje momenti te komplikua dhe demtimit, mbrojtesi brazilian eshte rikthyer te jete shtylle e mbrojtje zikalter dhe fal atij dhe Handanovic, porta zikalter nuk ka pesuar gol qe prej 17 shkurtit ku Pandev shenoi ne Genova. Nje muaj e gjysem pa pesuar gol. Kunder nje sulmi si ai i Milanit qe eshte ne forme te mire, duhet kontributi i brazilianit dhe i Skriniar qe Interi te mari rezultat ne kete derbi. E ku i dihet, me nje rezultat pozitiv sot, mund te hidhen bazat solide per Champions.

FORMACIONET E MUNDSHME

MILAN (4-3-3): 

Portier: G. Donnarumma;

Mbrojtes: Calabria, Bonucci, Romagnoli, Rodriguez;

Mesfushor: Kessié, Montolivo, Bonaventura; Suso, Calhanoglu.

Sulmues: Cutrone

Ne pankine: A. Donnarumma, Storari, Musacchio, Zapata, Abate, Antonelli, Locatelli, Mauri, Borini, André Silva, Kalinic.

Tranjer: Gattuso.

Te skualifikuar: Biglia (1).

Te padisponueshem: Conti.

Preview Milan-Inter - Spalletti segue la scia vincente: Brozovic e Rafinha titolari. Miranda e Skriniar decisivi?

INTER (4-2-3-1):

Portier: Handanovic;

Mbrojtes: Cancelo, Skriniar, Miranda, D’Ambrosio;

Mesfushore: Gagliardini, Brozovic, Rafinha;

Sulmues: Candreva, Perisic; Icardi.

Ne stol: Padelli, Berni, Ranocchia, Lisandro Lopez, Santon, Dalbert, Vecino, Borja Valero, Karamoh, Eder, Pinamonti.

Tranjer: Spalletti.

Te skualifikuar: asnje.

Te padisponueshem: asnje.

ARBITER: Di Bello.

Image result for di bello arbitro

Asistent: Costanzo e Preti.

Var: Valeri (Schenone).

Arbiter i katert: Giacomelli.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.