Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | May 25, 2019

Scroll to top

Top

2,921 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Preview Saints-Inter: Vecchi tenton te rivendose rregull me 4-4-1-1. Probleme ne mes, te reja ne mbrojtje…

Preview Saints-Inter: Vecchi tenton te rivendose rregull me 4-4-1-1. Probleme ne mes, te reja ne mbrojtje…
Inter Club Staff

Brenda ose jashte: per Interin ka ardhur nata decizive ne Europa League.

Ne St. Mary Stadium te Southampton, zikalterit do te marin vesh fatin e tyre ne Europe. Do te jete nje ndeshje per zemra te forta sepse skuadra nuk eshte me shendet te plote, duke pare edhe humbjen e rende ne Genova qe solli shkarkimin e Frank De Boer. Do i takoje Stefano Vecchit te drejtoje Interin ne keto dy ndeshje qe do te luhen brenda tre ditesh (sot dhe te dielen me Crotonen), perpara se te zgjidhet tranjeri i ri.

INTER – Vecchi si Verdelli ne 2013-2004 kur u nderruar Cuper per Zaccheronin? Tifozet zikalter urojne te mos jete keshtu, duke pare se atehere tranjeri i te rinjve humbi 0-3 ne Moske ndaj Lokomotives, dhe Interi qe e filloi ne menyre historike duke mundur Arsenalin 0-3 ne Highbury perfundoi te luaje ne Kupen Uefa pas 1-1 ne Kiev (doli me pike te barabarta me Lokomotiven dhe peshoi humbja ne ndeshjen direkte). Vecchi duket i orientuar te perdore 4-4-1-1, me Candreva dhe Perisic ne krah dhe Banega pas shpatullave te Icardit. Ne mesin e fushes, duke pare mungesat e medha dhe limitet per shkak te FPF, hapsire per Felipe Melon (ne avantazh ndaj Gnoukouri) me Medel. Ne mbrojtje, ne fakt, mund te jete radha e Ranocchias e nuk perjashtohet qe Nagatomo ta nise nga minuta e pare. Brozovic mungon per shkak kartonash ndersa Palacio eshte i skualifikuar.

SOUTHAMPTON – Claude Puel, nuk beson tek gjendja e keqe e Interit brenda dhe jashte fushe, sepse ai e pesoi njehere ne Milano ku vendosi nje gol i Candrevas. Tekniku i Saints rigjen Bertrand hde Redmod, por nuk do te kete Long qe i bashkohet Cedric, Pied, McCarthy, Reed dhe Targett ne grupin e te padisponueshmeve. Formacioni ne fushe do te jete i ngjashem me ata qe zbriten ne San Siro, me perjashtim te mbrojtesit te krahut te majte dhe te Austin qe pritet ta nise nga minuta e pare. Formacioni i anglezeve i ngjan me shume nje 4-3-3 se sa nje 4-3-1-2 me talentin serb Tadic qe gjen hapsire ne te majte per te shfrytezuar Austin ne qender si pike referimi.

FORMACIONET E MUNDSHME:

SOUTHAMPTON (4-3-3): Forster; Martina, Yoshida, Van Dijk, Bertrand; Hojbjerg, Romeu, Ward-Prowse; Tadic, Austin, Redmond.
Ne stol: Taylor, José Fonte, McQueen, Clasie, Davis, Boufal, Rodriguez.
Tranjeri: Puel.
Te skualifikuar: nessuno.
Te padisponueshem: Cedric, Pied, Long, McCarthy, Reed, Targett.

INTER (4-4-1-1): Handanovic; Ansaldi, Ranocchia, Miranda, Nagatomo; Candreva, Felipe Melo, Medel, Perisic; Banega; Icardi.
Ne stol: Carrizo, Murillo, D’Ambrosio, Santon, Gnoukouri, Biabiany, Eder.
Tranjer: Vecchi.
Te skualifikuar: Brozovic (1).
Te padisponueshem: Joao Mario, Gabriel Barbosa, Jovetic, Kondogbia (fuori lista Uefa) e Palacio.

ARBITER: Pawel Gil (POL).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.