Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

991 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prezantimi i Interit, minute pas minute. Deklaratat e lojtareve dhe gjithcka tjeter…

Prezantimi i Interit, minute pas minute. Deklaratat e lojtareve dhe gjithcka tjeter…
Xhorxh Gellci

Sheshi San Giacomo, ne zemer te Pinzolo, ishte plot me tifoze, te gatshem te perqafonin Interin e ri te Walter Mazzarrit, qe kete mbremje do te prezantohej zyrtarisht. Nje mbremje e rendesishme, te cilen inter.al, ja u sjell minute pas minute, duke perfshire te gjitha ngjarjet, deklaratat e lojtareve etj, te gjitha ne gjuhen shqipe.

20.52 – Speaker-i i San Siros, Mirko Mengozzi gjalleron mbremjen ne pritje te lojtareve. Vendi eshte i mbushur me tifoze ne Pinzolo, ka kore te vazhdueshme per lojtaret, Diego Milito dhe Javier Zanetti me te permendurit.

20.55 – Himni i Interit me volum te larte ndersa skuadra po afrohet tek sheshi. Ka edhe shume femije mes tifozeve.

21.00 – Hyn ne skene Roberto Scarpini. Fillon mbremja.

21.04 – Hyn kryebashkiaku i Pinzolo, William Bonomi qe u uron mireseardhjen tifozeve: “Tani ka nje ndjenje te madhe mes Interit dhe Val Rendena. I uroj fat Mazzarrit, gjithe stafit, skuadres dhe nje duartrokitje per familjen Moratti.”

21.09 – Vjen Bedy Moratti, dhe ka shume brohorima nga turma. “Jeni shume te bukur sepse jeni interista” – deklarata e saj. Bedy merr nje dhurate nga kryebashkiaku Bonomi.

21.11 – Eshte momenti i lojtareve: inaguron sfilaten Ishak Belfodil: “Faleminderit te gjitheve, shpresojme te bejme nje sezon te madh.” Pastaj shpjegon qe emri i tij shqiptohet ‘Isak’ dhe del mes brohorimave te tifozeve.

21.14 – Ne fillim u takon cunave te Primavera, duke nisur nga Niccoló Belloni, per te kaluar tek Matteo Colombi, Isaac Donkor, Morten Knudsen, Patrick Olsen, Leonardo Longo, deri ne Patrick Olsen. Ai qe flet eshte Donkor: “Jemi me te vertete te kenaqur, ketu na beni te lumtur. Faleminderit te gjitheve.” Ndersa Belloni dhe Colombi: “Jemi te lumtur qe jemi ketu perpara ketij publiku, shpresojme ne nje sezon te madh.” Knudsen pershendet ne gjuhen e tij, me Scarpinin qe e perkthen.

21.17 – I takon portiereve: i pari eshte Juan Pablo Carrizo: “Kjo eshte pregatitja ime verore e pare, keta njerez me bejne te kuptoj sa i madh eshte Interi. Shpresoj te bej dicka te rendesishme.” Ndersa Luca Castallazi thote: “Argetim te mbare te gjitheve.” Deri tek titullari Samir Handanovic, shume i brohoritur: “Gjithcka mire deri ketu. Stervitjet jane te veshtira, por nuk ka problem. Kete vit shpresoj te pesoj me pak gola.”

21.20 – Prezantohet Marco Andreolli, i prezantuar sot para shtypit: “Eshte nje krenari te jem perseri ketu, me keta tifoze gjigande. Eshte rradha e Hugo Campagnaro dhe Cristian Chivu: ‘Jane 7 vjet me zikalterit, per fat te mire. Problemi ne kembe? Ecim perpara…”

21.23 – Del ne skene Jonathan, edhe ai mes me shume te duartrokiturve: “Tifozet me duan? Edhe une ata…” Menjehere pas tij vjen Juan Jesus, te cilit i kerkohet te kerceje samba: “Tek goli i rradhes do te kercej me Jonathan.”

21.25 – Kore per Yuto Nagatomon, qe duket sikur ka pregatitur nje surprize finale. Menjehere pas japonezit vjet Ibrahima Mbaye, qe pershendet me nje ‘Forza Inter’.

21.27 – Vjen Andrea Ranocchia, qe nuk zbulon asgje per te ardhmen dhe thote: “Po punojme fort.” Ne fund, ovacion per Walter Samuel: “Faleminderit qe jam akoma ketu.”

21.28 – Ricardo Alvarez hap sfilaten e mesfushoreve, i ndjekur nga Fredy Guarin: “Te jem i Interit eshte nje kenaqesi”, fjalet e bishes zikalter.

21.30 – Vjen Mateo Kovacic qe provon te flase italisht: “Forca Inter, une jam mire.” Menjehere pas tij Zdravko Kuzmanovic dhe Gaby Mudingayi qe lajmeron: “Shume shpejt do jem me grupin.”

21.33 – I pritur me nje shaka mbi pamjen e tij, prezantohet Joel Obi: “Pamja eshte e gjitha e imja…Si jam? Me mire, jam pothuajse gati.” Nderkohe nis nje korr kunder Mario Balotellit….

21.34 – Vjen Mauro Icardi: “Interi eshte gjithmone nje skuader e madhe, meriton keta tifoze.” Tifozet i kerkojne te kerceje me korin “Chi non salta, rossonero é”, dhe pas nje hezitimi fillestar ai ua ploteson deshiren.

21.36 – Vjen Samuele Longo qe ne fillim flet pak spanjisht dhe pastaj konfirmon: “Ne Spanje kam qene mire, por ne Itali do te jem me mire.”

21.37 – Me nje brohorime mahnitese, turma fton Diego Militon ne skene: “Nuk ka fjale per keta tifoze… Jam shume me mire, per fat te mire mungon shume pak, dhe po stervitem mire. Menjehere pas tij vjen Rodrigo Palacio, qe falenderon tifozet per mbeshtetjen.

21.39 – Sezoni i dhjete tek Inter, Esteban Cambiasso eshte i fundit qe ngjitet ne skene: “Nje jete e bukur me keto ngjyra”, deklaron Cuchu. “E dini shume mire cfare mendoj per ju, pa ju ky eveniment nuk ka vlere.” Pastaj e fton turmen te kendoje per Javier Zanettin.

21.41 – Dhe nuk mund te mungonte pershendetja e Kapitenit, ne linje telefonike: “Dua te pershendes tifozet dhe skuadren dhe tu uroj fat te gjitheve. Me mungoni, ju dergoj nje puthje te madhe, ju pershendes.”

21.44 – Disa cmime per disa tifoze te vegjel, te cilet ngjiten ne skene.

21.47 – Foto kolektive me autoritetet dhe grupin. Rifillon kori: “Chi non salta è rossonero” tek i cili marrin pjese te gjithe lojtaret. Mbyll Cambiasso: “Sot keni treguar qe feja interiste eshte me e forte se gjithcka.”

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.