Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

996 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PREZANTIMI – M’Vila: “Vendin e 3° dhe te bind WM. Oferta te larta nga Rusia, por ne Milano per projektin.”

PREZANTIMI – M’Vila: “Vendin e 3° dhe te bind WM. Oferta te larta nga Rusia, por ne Milano per projektin.”
Bujar Berishaj

Eshte dita e tij. Pas nje tratative rraskapitese eshte bere me ne fund lojtar i ri i Interit, duke refuzuar oferta shume terheqese ne aspektin ekonomik. Se bashlku me lojtarin ne sallen e konferences ne Pinzolo eshte edhe Piero Ausilio. Prezantimin e tij te plote ne shqip ua sjell www.inter.al.

Yann, mire se vini tek Inter. Cfare pret nga kjo aventure ne Milano dhe ku mendoni se mund te arrij kjo skuader kete sezon?
“Individualisht, dua te gjej formen time me te mire dhe te fitoj besimin e trajnerit. Objektivi i ekipit eshte qe te perfundoj ne nje nga tre vendet e para.”

Ne cfare roli mendon se ju mund te jepni me te miren?
“Personalisht dua te luaj sa me shume lojera dhe te jap me te miren time. Ne nivelin taktik nuk mund ta mohoj qe dua te luaj perpara mbrojtjes, por jo vetem, ketu duhet te pershtatem sipas zgjidhjeve dhe shokeve.”

Cfare ju beri te hiqni dore nga shume te holla te ofruara nga klube tjera per te ardhur tek Inter? Pse e keni bere kete zgjedhje?
“Po, kam hequr dore nga parate per te qene ketu, por aspekti ekonomik nuk eshte e vetmja gje qe vjen ne konsiderate. E dua futbollin, jam ne nje klub te rendesishem, jam 24 vjec dhe kam kohe per te fituar para. Kam shikuar mbi te gjitha edhe projektin.”

Jeni frikesuar ndonjehere se marreveshja mund te deshtonte?
“Kisha pak frike, sepse e njoh mentalitetin e ruseve, por per fat te mire cdo gje shkoi shume mire.”

Eshte e vertete se jeni nje ‘bad boy’?
“Ka zera qe kane qarkulluar ne te kaluaren nga gazetaret francez. Ndoshta isha, por tani cdo gje eshte arkivuar dhe gjerat kane ndryshuar.”

Cilat jane rregullat qe iu ka dhene trajneri ne lidhje me pozicionin ne fushe?
“Kuzmanovic, Mbaye dhe Donkor me kane ndihmuar me gjuhen, por mund te them se ndihem i qete dhe qendroj mire me te gjithe. E gjithe skuadra me ka pritur shume mire. Pozicioni? Nuk kam folur ende me mister Mazzarrin.”

FcIN – Keni pasur shume kerkesa, edhe nga Premier League. Cfare ju ka bindur per te ardhur tek Inter?
“Dinamo Moscow dhe Inter kane qene klubet e vetme me te cilat kasha kontakt real. Kam zgjedhur Milanon per projektin dhe rendesine e klubit. Dua te arrij larte me keto ngjyra.”

Sa gjate do te duhet per te ardhur ne forme, duke konsideruar se ju duhet te zevendesoni Cambiasson?
“Jam duke punuar mire dhe jam duke ndjekur nje diete te vecante. Pas turneut ne SHBA do te jem i gatshem dhe ne forme.”

Cila eshte arsyea qe nuk ju ka lejuar ta shprehni veten ne Rusi?
“Sa i perket Rusise, nuk kam patur ndonje problem. Shkova ne kete kampionat sepse trajneri ishte i huaj dhe me donte mua aty, pastaj trajneri zevendesues qe erdhi ne vend te tij i cili nuk luante me lojtar qe nuk ishin te nacionalitetit rus, si vet ai. Preferonte te luante vetem me ruset. Kam respektuar zgjidhjen e tij, pastaj erdhi Interi dhe vendosa te ndryshoj. Personalisht nuk kasha problem ne Premier Ligen Ruse.”

Mazzarri konsiderohet si nje rreshter ne stervitje. Si jeni gjetur ne pregaditjet e Pinzolos?
“Kam zbuluar pregaditjet italiane fillimisht, duke e ditur se do kete rezultate me shume pune te veshtire. Jam gjindur shume mire dhe them se mund te coj skuadren drejt rezultateve konkrete duke ndihmuar dhe te jem i lumtur.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags