Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mancini: “Jam shume i lumtur. Calciopoli? Une dhe Interi jemi te ndershem, do te luftojme me Milanin dhe Juven.”

Mancini: “Jam shume i lumtur. Calciopoli? Une dhe Interi jemi te ndershem, do te luftojme me Milanin dhe Juven.”
Bujar Berishaj

Ja tek jemi. Pas rezultateve te dobeta kete sezon dhe polemikat qe kane shoqeruar Interin ne javet qe kane kaluar, ne shtepine e Interit po thithet “ajer i ri” dhe eshte koha qe te ndryshohet faqe. Pas shkarkimit te atij qe tashme eshte “ish tekniku i Interit”, Walter Mazzarrit, fillon “era-bis” e Roberto Mancinit tek Interit, i cili rikthehet ne Milano pas sezoneve triumfuese nga 2004 deri ne 2008, vite ne te cilat fitoi me Interin 3 Kampionate Italiane, 2 Kupa Italie dhe po kaq Superkupa Italiane, pa harruar edhe fitimin e Pankines se Arte ne 2007-2008.

Tranjeri i ri zikalter, i njoftuar edhe zyrtarisht nga FC Internazionale Milano ne diten e djeshme, u prezantua sot ne qendren sportive Angelo Moratti pak minuta me pare. Inter.al sjell tek ju konferencen e prezantimit te tij te plote ne shqip. Keto ishin fjalet e tij ne diten e pare si tranjer i Interit:

Tekniku i ri i Interit e nis keshtu konferencen: “Entuziazmi i tifozeve me ben shume te lumtur. Ne futboll ndodhin gjera qe nuk i ke imagjinuar ndonje here dhe une se kisha menduar kurre se do te rikthehesha. Kjo do te thote qe dicka e mire ketu nga une eshte bere.”

Mazzarri? “Kur ndryshohet tranjeri nuk eshte gjithmone vetem faji i tranjerit. Mazzarri eshte nje tranjer shume i zoti. Duhet bere dicka ndryshe tek Interi dhe shpresoj qe te bej ate qe bera 10 vjet me pare. Ne ekip ka lojtare me kualitete, dhe kur erdha heren e pare ketu e njejta gje ishte. Mendoj se mund te punohet mire me kete skuader.

Moratti, Tripleta dhe mbrojtja me 4? “Familja Moratti ka bere historine e Interit. Ka mare nje vendim dhe duhet respektuar 100%. Kam folur me te ne telefon, mendoj se eshte i lumtur. Ne kemi fituar sebashke. E falenderoj qe me mori 10 vjet me pare. Mbetet nje njeri i rendesishem. Mou? Ne kemi punaur mire ne 2004. Kur ke nje baze te mire lojtaret e dine se cfare eshte rruga e duhur. Tani duhet te rikthehemi te fitojme. Moduli? Nuk e di nga do ja filloi, kam disa ide te qarta ne koke.”

Cfare do i them lojtareve? “Entuziazmi eshte baza e punes. Kjo eshte gjeja me e rendesishme. Kovacic eshte nje djalosh plot me kualitete. Nuk mund te luaje cdo ndeshje bukur, por ai ka kohe perpara plot dhe duhet te maturohet. Mund te behet nje kampion i padiskutueshem.”

Merkato? “Ne futboll nuk ka shume kohe, duhet te permirsohemi dhe te flas me skuadren per te kuptuar se cfare duhet te permirsojme. Nuk kemi shume kohe, duhet te punojme sa me mire te mundemi. Merkato? Veshtire te pergjigjem tani.”

Kam nje profil nderkombetar? “Duhet ti kerkojme presidentit motivin pse me mori ne telefon. Ka lojtare te ndryshem jashte Italise, kam gjendur mire me ta. Ne Premier League shkoi shume mire, per mendimin tim ai eshte kampionati me i veshtire ne bote. Edhe Turqia ishte e rendesishme per mua, tani rikthimi ne Itali eshte i mbushur plot me eksperience.”

Une si Ferguson tek Interi? “Nuk mendoj se do te rri te Interi 27 vite si Ferguson, jo une po askush, Anglia eshte e ndryshme nga Italia. Jam shume i lumtur qe jam rikthyer ne radhe te pare dhe shpresoj shume qe te rikthehem me Interin tek fitorja.”

Kundershtaret? “Kam menduar gjithmone qe Inter, Milan dhe Juventus jane tre klubet me te rendesishme ne bote, mendoj se duhet te luftojme kunder atyre. Juventus eshte duke bere shume mire, Milan do te kthehet edhe me i madh dhe ne duhet te luftojme me ata. Pervec se te luftojme me Romen dhe Napolin.”

Futbolli italian dhe Medel, Mancio vazhdon: “Medelin duhet ta njoh akoma, por eshte nje futbollist i madh. Futbolli kilien eshte ne rritje dhe jam gjendur gjithmone mire me kilienet. Futbolli italian eshte ndikuar nga momenti i vendit, shpresojme qe te kthehemi larte.”

Calciopoli? “Kam qene gjithmone i sinqerte, i ndershem po ashtu si Interi, dhe mendoj qe sot duhet te mendojme vetem per fushen. Mendoj se duhet te permiresohemi per kete ne Itali. Mjaft me polemikat, edhe ne kete menyre futbolli italian permiresohet. Personazhet me te rendesishme jane lojtaret.”

Derby dhe Roma? “Ndeshjet jane te gjitha te veshtira, ne duhet te mendojme per te punuar.”

Nagatomo? “Eshte nje nga lojtaret me eksperte, nje lojtar qe luan ne kombetare.”

Roli i teknikut? “Paguan gjithmone, pesojne kur gjerat nuk shkojne mire. E dime me cfare duhet te perballemi, duhet te punojme shume per tu mos u shkarkuar.”

Objektiva te rendesishme me investime? “Kur filloni te luani futboll per tu argetuar kerkoni gjithmone te fitoni. Keshtu duhet te beni maksimumin per kete. Fillimisht dua te njoh skuadren, edhe sepse ne janar nuk eshte e lehte qe te shenjestrosh nje blerje edhe ta integrosh. Te shohim ne muajt e ardhshem. Objektivi i pare eshte te bejme ata qe jane tani ne skuader.”

Rritja e ekipit? “Jane te rinj, mund te rritemi se bashku dhe te punojme mire, duke pasur te njejin objektiv me entuziazem mund te kemi nje ekip te ri dhe te forte njekohesisht. Kam pranuar edhe kete.”

Fishkellimat e Mazzarrit dhe rikthimi i Balotellit? “Me vjen keq per Mazzarrin, nuk eshte gjithmone faji i trajnerit. Ka bere gjithmone mire dhe me vjen keq per shkarkimin e tij. Mario eshte mire tek Liverpool dhe duhet te bej mire atje. Duhet ta shfrytezoj kete mundesi.”

Mbrojtja? “Nuk kam probleme te medha, edhe Zanetti mund te thote qe kemi luajtur edhe me tre. Nuk ka asnje problem, si me mbrojtjen me tre ose me kater. Tani dua te flas me lojtaret dhe te nxjerr perfundime.”

Vidic dhe Guarin? “Sa i perket Vidic them se nuk e ka te lehte te nderroj kampionat dhe shoke. Nuk eshte e lehte te integroheni shume shpejt. Guarin eshte nje lojtar i madh, ka bere shume mire tek Porto disa vite me pare, dua te flas edhe me te. Do te jete nje lojtar i rendesishem per ne.”

Ky ishte prezantimi i Roberto Mancinit ne krye te Interit dhe fjalet e tij u sollen te plota per ju ne SHQIP nga www.Inter.al!

VIDEO E PREZANTIMIT NE ITALISHT: 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.