Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

961 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Prezantohet Medel: “Inter eshte maja, kam pasur edhe kerkesa tjera por doja vetem Milanon. Cambiasso dhe M’Vila…”

Prezantohet Medel: “Inter eshte maja, kam pasur edhe kerkesa tjera por doja vetem Milanon. Cambiasso dhe M’Vila…”
Bujar Berishaj

Ja ku jemi. Nje nga tratativat me komplekse te veres konkretizohet me ne fund dhe tani Mazzarri ka Pitbullin e tij. Sot ka qene dita e tij, Gary nxeh motorret, keto jane fjalet e Medel:

Jeni kilieni i katert ne historine e Inter: keni folur me Zamoranon per te kuptuar akoma me mire cfare perfaqeson fanella e Interit?
“Jam shume i lumtur qe jam ketu, kam folur vetem me Pinillan i cili me ka perseritur se Inter eshte nje klub i madh.”

Cila eshte pozita ne te cilen preferoni qe te luani?
“Kemi bere nje Boteror te madh, pozicioni im i preferuar eshte mesfushor qendror.”

Tratativa ka qene e gjate, si ju ka pritur ekipi? Tekniku i Kilit eshte i njejti, cfare te ka thene?
“Dua te falenderoj klubin, te gjithe me kane mirepritur shume mire. Jam i lumtur qe tekniku eshte i njejti. Do te vazhdojme te bejme nje pune te madhe.”

Ka pasur ekipe tjera? Jeni gati per Torinon?
“Po, ka pasur ekipe tjera, por, une kam dashur vetem Interin. Fizikisht ndjehem shkelqyeshem dhe jam gati per te luajtur.”

Cfare mendoni per krahasimin me Gattuson? Jeni gati per Kupen e Amerikes?
“Jam krahasuar me te, por une jam Medel dhe dua te bej mire ketu. Deshiroj te jem pjese e ekipit qe do te luftoj per Kupen e Amerikes.”

Kur ka qene kontakti i pare me Interin? Jeni nje lojtar qe gjithmone lini zemren ne fushe, do ta beni kete edhe me Interin?
“Kam mesuar per ate vetem ne fund te Boterorit dhe kam menduar per ate gjate kompeticionit, shpresoj te fitoj me kete fanelle.”

Keni biseduar me Mazzarrin per pozicionin tuaj ne fushe? Mund ta shpjegoni episodin ku jeni pare me nje kapele te Juventusit?
“Kam folur me te, por eshte nje diskutim privat. Kapela eshte nje gje qe i perket 3-4 vjeteve me pare. Ma kane dhene ta vesh, nuk kam ditur asgje, nuk e kam pare shkrimin ne te. Mua me pelqejne kapelet.”

Cilet jane lojtaret qe i konsideron te rendesishem ne historine e Interit? Sipas teje cila eshte karakteristika per te mbrojtur brenda skuadres? Ju keni nofken e Pitbullit…
“Besoj qe Zanetti ka me shume reference, eshte nje pike referimi, si ne Evrope dhe Amerike te Jugut. E vetmja gje qe ka rendesi eshte skuadra.”

Ne Boteror kemi pare Medelin me te mire ne karrieren e tij?
“Kam luajtur gjithmone keshtu, eshte viti i 8 qe jam titullar ne kombetare.”

Cfare i premtoni tifozeve te Inter?
“Shpresoj se mund te fitoj me futbollin tim dhe se bashku me te gjithe te arrijme rezultate te medha. Dua t’i falenderoj ata per menyren se si me mirepriten mua. Ata jane lojtari numer 12.”

Cfare prisni nga Serie A? Keni folur me Vidal ne lidhje me te ardhmen e tij?
“Luaj per Interin, keshtu qe nuk mund te pergjigjem. Serie A eshte nje kampionat i madh dhe dua te bej me mire ketu ne krahasim me sezonin e kaluar.”

Keni ardhur edhe per te zevendesuar Cambiasson, por eshte edhe M’Vila. Si mund te luani bashke?
“Konkurrenca eshte nje gje e mire. Une nuk kam ardhur per te zevendesuar askend, M’Vilan e kam pare ne stervitje. Eshte nje lojtar i madh.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.