Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

878 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Primavera: e kane radhen finalet e kampionatit! Interi beson tek Manaj per…

Inter Club Staff

Interi debuton sot ne finalet e kampionatit te primaveres dhe kundershtari ne kete faze eshte Palermo, skuadra qe eleminoi zikalterit ne Turneun e Viareggios.

Sot ne darke, ne oren 20:30 ne Modena, do te jete mundesia qe djemte e Vecchit te hakmerren per ndeshjen e fundit ndaj Palermos.

Per kete ndeshje, Vecchi eshte detyruar te heqe dore nga Gnoukouri i cili eshte grumbulluar nga Bregu i Fildishte per impenjimet e kombetares per kualifikueset e Kupes se Afrikes. Por Interi forcen me te madhe ka organizimin ne fushe dhe fakti qe asnjehere nuk lene hapsira per kundershtaret (skuadra e dyte me e mire per gola te pesuar me 18 cope ne kampionat, vetem Roma me mire me 17 te tilla): merite kjo e nje mbrojtje mjaft fizike dhe te punes se dy lojtareve te krahut si Zonta dhe Bonetto. Ne sulm do i takoje Baldinit te gjeje koridoret e duhura per te gjetur nuhatjen e Manaj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.