Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

617 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Propozim totalisht i ri per Lautaron: Barcelona ofron nje lojtar te ri ne huazim!

Propozim totalisht i ri per Lautaron: Barcelona ofron nje lojtar te ri ne huazim!
Inter Club Staff

Vazhdojne diskutimet ndermjet Interit dhe Barcelones per Lautaro Martinez: sulmuesi argjentinas mbetet objektivi i pare i katalanasve ne merkato.

Gjithesesi, ato po mundohen cdo dite te gjejne celesin e duhur per kete tratative.

Sipas Corriere dello Sport, dy klubet e kane gjetur lojtarin e pare per kete marreveshje por nje lojtar i dyte ne huazim mund te ndryshoje te gjithe ekuilibrat dhe mund te beje Interin te pranoje.

“Barcelona per te mbyllur kete operacion do duhet qe te jape dy lojtare qe pelqehen nga Conte ne kembim.”

“Kjo sepse Interi niset nga nje pozicion avantazhues: 111 milione euro arsye per te mos rene pre e presioneve te Barcelones.”

“Por shifra cash e kerkuar mbetet e njejta: 90 milione euro plus dy lojtare. Po meqe jemi tek lojtaret, kush mund te jene ata?

MARREVESHJE PER EMRIN E PARE – “Mbi emrin e pare ka dakordesi: Junior Firpo i ve te gjithe dakort, sepse Interit i mungon nje lojtar me prespektive qe mund tel uaje ne krahun e majte.”

“Kjo sepse ne te djathte mendohet se mund te vije Chiesa. Lojtari nga Republika Domenikane por me pashaporte spanjolle eshte 23 vjec dhe i mbush 24 ne 22 gusht. Ai kandidohet si titullar ne Interin e se ardhmes.”

JO VIDAL, POR NJE EMER I RI NE HUAZIM – “Per sa i perket emrit te dyte, duke qene se Interi nuk do Arturo Vidal ne marreveshje, duket se po fiton terren nje piste e re.”

“Eshte Samuel Umtiti, lojtari i qendres se mbrojtes qe gjuan me kemben e majte ai qe mund te vije per te luajtur me Bastonin ne te majte duke qene se ky i fundit eshte i vetmi ne kete repart qe godet me te majten.”

“Barcelona e di qe Interi nuk deshiron te perfshihet kartoni i Umtiti sepse ai vleresohet shume nga Barcelona, por ata po mendojne ta ofrojne ne huazim ate vetem e vetem qe Interi te pranoje shitjen e Lautaros.”

“Palet po flasin, por nje nga hipotezat e reja eshte pikerisht kjo: Samuel Umtiti ne huazim per nje sezon me te drejte blerje. Interi mund te jete dakort per kete piste? Ende nuk dihet.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.