Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,115 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PSG, cfare po ndodh? “Diten e djeshme Inter ka refuzuar nje oferte tjeter nga Parisi: ja shifrat. Direkt Marotta ka…”

PSG, cfare po ndodh? “Diten e djeshme Inter ka refuzuar nje oferte tjeter nga Parisi: ja shifrat. Direkt Marotta ka…”
Inter Club Staff

Me sa duket, Paris Saint Germain eshte kthyer ne gare te plote per Milan Skriniar, por perballe ka gjetur nje Inter te hekurt.

Presidenti i Interit, Steven Zhang, ka qene vete ai qe e ka hequr Milan Skriniar nga merkato por ne France nuk kane besuar dhe kane rritur oferten per mbrojtesin.

E me sa duket, diten e djeshme ka pasur nje oferte te re sipas asaj qe tregon La Gazzetta dello Sport dten e sotme.

“Dje, Paris Saint Germain edhe njehere tjeter e ka provuar per Milan Skriniar. Nje tentative tjeter e deshperuar e tyre”.

“Keshtu nuk ishin vetem thashetheme, por zera te vertete ato qe flisnin dje per nje oferte te re te Paris Saint Germain per Interin”.

“Keshtu, PSG ka ofruar 60 milione euro si dhe kartonin e nje lojtari ne kembim. Pergjigja e Interit ka qene direkte nderkohe: nuk behet.”

“Milan Skriniar eshte jashte merkato dhe nuk ka asnje shans te ndodhe shitja e tij gjate ketij sesioni merkato.”

“Nje lajm i mire ky per tifozet zikalter, por Paris Saint Germain gjithmone mbetet ne sfond si nje hije e zeze per te ardhme e Milan. Por Inter kesaj radhe eshte e vendosur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.