Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,520 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PSG investon 37 milione euro per mbrojtes qe Interi e bleu me zero por Fassone e anulloi sepse…

PSG investon 37 milione euro per mbrojtes qe Interi e bleu me zero por Fassone e anulloi sepse…
Inter Club Staff

Ata qe lexojne cdo lajm mbi skuadren zikalter dhe merkaton e saj, natyrisht qe e mbajne mend Thilo Kehrer, mbrojtesin e ri gjerman qe u perfol perpara disa vitesh se ishte shume afer transferimit tek Interi me parameter zero nga Schalke, por qe me pas deshtoi gjithcka.

Mbrojtesi i ri duket se ka bere nje hap gjigand ne karrieren e tij diten e sotme.

Pak me pare ka ardhur edhe zyrtarizimi: Thilo Kehrer eshte nje lojtar i ri i PSG dhe e ka blere tek skuadra gjermane per plot 37 milione euro.

E te mendosh qe Interi ne 2015 kishte gjetur me lojtarin dhe me agjentin e tij marreveshjen e ai do te transferohej ne Milano me parameter zero sepse ishte ne skadence kontrate.

Por Schalke ne ato momente u shpreh shume e zemeruar qe Interi do i rrembente lojtarin dhe keshtu, ish-drejtuesi i Interit ne ate kohe, Marco Fassone (qe sapo eshte shkarkuar edhe nga Milani) preferoi te mos prishte mardheniet me Schalke dhe vendosi te prishte marreveshjen me lojtarin dhe agjentin e tij duke bere qe transferimi te deshtonte.

Ky me lart eshte zyrtarizimi i marreveshjes nga ana e klubit gjerman.

Nuk mund te ndjesh gje tjeter vecese keqardhje duke pare se Interi ka pasur ne dore nje sensacion te futbollit te se nesermes por per shkak te paaftesise se nje prej drejtuesve te saj nuk e mori.

Askush nuk e di se cfare mardheniesh do te prisheshin me Schalken nese do te merej nje lojtar me parameter zero sipas rregullave te FIFA-s.

Por Marco Fassone tek Interi nuk do te mbahet asnjehere mend si njeriu i vendimeve te mira duke pare edhe marreveshjen me UEFA-n per FPF qe la pas…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.