Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,294 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

PSG ka filluar te kete shume frike per Skriniar? “Ja pse. E sigurt se kush do te deshtoje per…”

PSG ka filluar te kete shume frike per Skriniar? “Ja pse. E sigurt se kush do te deshtoje per…”
Inter Club Staff

Tashme Milan Skriniar eshte nje nga emrat me te perfolur ne skuadren e Interit per nje largim te mundshem kete vere.

Duket se nuk ka dyshime ne kete moment per largimin e tij, edhe pse deri me tani Paris Saint Germain se ka bere ende ate oferten finale per te.

Por sipas Corriere dello Sport, dicka e tille mund te ndodhe shume shpejt sepse PSG ka filluar te kete… frike.

Po, dhe gjithcka lidhet me nje lojtar tjeter shume te kerkuar ne merkato ne kete vere: De Ligt qe eshte ne pronesi te Juventusit.

Si lidhen dy situatat? Ky eshte shpjegimi qe Corriere ben ne kete moment dhe qe sipas tyre fati i dy lojtareve mund te nderthuret ne nje fare menyre.

“Inter deri me tani ka leshuar sinjale te forta per tratativen PSG-Skriniar se zikalterit duan qe te respektohet shifra e kerkuar”.

“Deri me tani, nuk ka pasur nje oferte te permiresuar aq sa do Inter, por behet me dije se francezet po punojne.”

“Po nxitojne madje, sepse ata kane nje frike te madhe: qe nje prej Chelsea ose Bayern, pra njera prej skuadrave qe mund te humbase luften per De Ligt, te hidhet ne sulm per sllovakun”.

“Kjo do te thote per PSG se cmimi i Skriniar mund te rritet por mund te sjelle edhe qe Skriniar te preferoje nje nga keto dy skuadra perpara Parisit”.

“Me Chelsea dhe Bayern nuk i dihet asnjehere, sepse te dy keto skuadra jane shume te rendesishme ne nivel Europian”.

“Prandaj PSG po tenton ti jape gaz ne kete moment, normalisht edhe per lumturine e Interit qe deshiron qe kjo histori te mbyllet sa me shpejt”.

“Natyrisht qe per Skriniar nuk do te behet asnje ulje por do te duhet te paguhet komplet shifra qe Inter kerkon”.

“PSG ka shkuar deri ne 60 milione dhe zikalterit kerkojne te pakten 80. Nje rruge e mesme nderkohe mund te gjendet, mbase me 72-75 milione”.

“Pas perfitimit te kesaj shume, Inter me pas do te negocioje me lojtare te tjere ne hyrje, duke qene se po priten pikerisht fonde nga merkato per te mbyllur disa operacione”.

“Nderkohe, sipas disa mediave te ndryshme, java e ardhshme mund te jete java e rendesishme per largimin e Skriniar”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.