PSG po tenton nje tjeter goditje tek Interi? “Kane bere gati 20 milione: deshirojne ta blejne perpara se lojtari…”
Nderkohe qe Inter luan dhe lufton per trofe ne fushen e lojes, mediat nuk ndalen se folur per merkaton zikalter.
I fundit qe ka perfunduar ne qender te ketyre zerave nuk eshte nje emer i ri: behet fjale per Stefan De Vrij qe eshte perfolur shume keto kohe.
Por me sa duket, ka nje piste komplet te re per te ardhmen e hollandezit dhe Paris Saint Germain po tenton te futet ne mes.
Per kete gje ka folur sot TMW, me ekspertin e saj te merkatos, Niccolo Ceccarini, i cili ka treguar te rejat e fundit.
“Nder shume objektivat e Interit, eshte nje zevendes Brozovic dhe per kete kemi folur disa here duke thene disa emra te ndryshem.”
“Nje nder to eshte edhe Villar, ne pronesi te Romes por aktualisht i huazuar te skuadra e e Getafes por edhe Hjulmand i Lecce.”
“Por kujdes gjithesesi me De Vrij. Per te eshte hedhur ne oret e fundit ne sulm edhe Paris Saint Germain.”
“Nga disa burime flitet per rreth 20 milione euro oferte qe ata kane bere gati per lojtarin e Interit. Ata po e rrisin shume presingun.”