Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Publikohen koeficentet per fitimin e Serie A: Interi eshte e dyta, nderkohe Milani…

Publikohen koeficentet per fitimin e Serie A: Interi eshte e dyta, nderkohe Milani…
Inter Club Staff

Interi ka bere nje nga merkatot me te forta te viteve te fundit dhe kete gje e ka treguar edhe fusha, jo vetem emrat e tyre ne leter. 

Pervec Nainggolan (qe eshte blerja me e rendesishme e veres, por per shkak te nje demtimi nuk eshte pare ne aksion), te gjithe te tjeret kane dhene paraqitje te mrekullueshme ne kete vere.

Lautaro ka mahnitur me cilesite e tij ne sulm, Politano eshte pare si shume i vlefshem per repartin ofensiv, Stefan De Vrij dhe Asamoah me parameter zero jane dy kyevepra, Sime Vrslajko u pa ne Boterorin e Rusise qe eshte nje lojtar mjaft i mire ne krahun e tij dhe Keita te gjithe e njohim: per te flasin 16 golat me bluzen e Lazios sezonin e fundit te tij ne Serie A.

Por duket se kjo merkato, edhe pse Luka Modric nuk arriti te bashkohej dot me Interin, e ka bere menjehere skuadren zikalter si pretendenten e dyte pas Juventusit per fitimin e Serie A kete sezon.

Te pakten kompanite e basteve mendojne keshtu ne kete moment qe jemi vetem 8 ore larg mbylljes se merkatos.

Sipas Bookmakers, pervec Juventusit qe edhe me blerjen e Cristiano Ronaldos e ka ulur me shume koeficentin e saj (1,45 e ka), edhe Interi ka mjaft shanse per ta fituar Serie A dhe shihet si rivali i pare i tyre.

Zikalterit jane koeficentin 7,50 per fitimin e Serie A kete sezon dhe jane ne vendin e dyte. 

Ne vendin e trete eshte Napoli i Ancelottit me koeficentin 8.50.

Related image

Pas Napolit, eshte Roma me koeficentin 10,00.

Milani shume i shkeputur me koeficentin e larte: plot 25,00.

Kete klasifikim e mbyll Lazio qe e ka koeficentin e fitimit te Serie A 75,00.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.