Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

444 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Publikohen shifrat e pabesueshme ne Champions: “Inter edhe perpara Bayern, City, Chelsea dhe Real: ja detajet.”

Publikohen shifrat e pabesueshme ne Champions: “Inter edhe perpara Bayern, City, Chelsea dhe Real: ja detajet.”
Inter Club Staff

Pas kualifikimit ne turin e eleminimit direkt ne Champions League, La Gazzetta dello Sport ka nenvizuar rritjen e madhe te Interit ne nivel nderkomebtar pasi ka fituar Scudetton ne Itali.

Statistikat jane shume te qarta dhe flasin drejte, duke treguar keshtu edhe menyren se si Interi po perballet ne Europe ne kete sezon.

Pertej rezultateve ne fakt, zikalterit kane komanduar te gjitha ndeshjet ne Champions League duke treguar personalitet dhe bindje ne aftesite e veta.

Normalisht, kjo eshte merite e sigurive te fituara ne vitet e kaluara por edhe nga ideja e futbollit qe ka Simone Inzaghi.

Nderkohe, La Gazzetta ka dashur te analizoje numrat: “Lautaro Martinez eshte sulmuesi qe ka goditur me shume porten ne Europe: 23 tentativa per te po ashtu si Benzema dhe Mahrez.”

“Interi i Inzaghit nderkohe ka goditur me shume porten e kundershtareve: plot 100 here. Numer ky qe e vendos Interi ne vend te pare.”

“Ne vend te dyte vjen Bayern me 97, Real me 95, City me 94 dhe Chelsea me 89. Nuk jane aspak numra normal keto per zikalterit.”

“Por kujdes edhe per sa i perket mbrojtjes. skuadra e Interit eshte skuadra e dyte ne Champions qe ka pesuar me pak goditje ne porte.”

“Chelsea ndodhet ne vendin e pare me 4 goditje te pesuara dhe Interi deri me tani ka pesuar vetem 10 goditje ne porte ne 5 ndeshje.”

“Interi nderkohe eshte e dyta edhe per gola te pesuar: tre te tille per Interin. Nderkohe e para eshte Chelsea me vetem nje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.