Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

524 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Puscas: “Inter, dua te jem Palacio i se ardhmes. Shpresoj te bind Walter Mazzarrin”

Puscas: “Inter, dua te jem Palacio i se ardhmes. Shpresoj te bind Walter Mazzarrin”
Ardi Deda

George Puscas eshte ne qiellin e shtate. Bomberi i Primavera e ka filluar me se miri sezonin dhe kandidon per nje rol si protagonist ne Interin e se ardhmes: “E prisja nje moment te tille qe i vogel. E ardhmja? Enderroj te luaj ne skuadren e pare te Interit. Jam i bindur qe edhe vezhguesit ndjekin punen time. Do te di te pres me durim… Pergatitem cdo dite per kete. Motoja e babait tim eshte: duhet te besosh gjithmone tek vetja. Nuk duhet te kesh frike nga asgje. Keshtu mund te behesh nje kampion”.

Perse Inter – “Perse kam zgjedhur Milanon? Me ka bindur agjenti im, Chiodi. Eshte bere per mua nje baba i dyte. Nuk bej asgje pa folur me te. Perpara ndeshjes me Virtus Lanciano me ka telefonuar duke me thene se do te shenoja 5 gola dhe do te kisha shkuar i qete ne Kombetare. Nje paralajmerim. Jap maksimumin, jo vetem ne ndeshje, por edhe ne stervitje. Shpresoj gjithmone qe puna ime te mund te sjelle rezultate”.

Te bindesh Mazzarrin – “Raportet me shoket e skuadres jane te mira, ashtu si edhe me drejtuesit e klubit. Tek Inter jam mire, jam i lumtur qe kam gjetur keto persona. Shpresoj qe se shpejti te bej nje hap te metejshem perpara dhe te bind te gjithe, vecanerisht teknikun Mazzarri”.

Karakteristikat dhe modeli – ” E them me bindje: cilesite e mia kryesore jane: ambicie, krenari dhe vendosmeri. Me keto tre karakteristika behesh nje kampion. Kampionati juaj me ka pelqyer gjithnje, kam ndjekur gjithmone ndeshjet e Serie A. Dhe shpresoj qe te luaj se shpejti. Zanetti eshte nje nga simbolet qe me ka bere te shoh me kenaqesi futbollin tuaj, nje nga futbollistet me te forte ne bote, i te gjitha koherave. Eshte dhe Rodrigo Palacio, qe ndihmon shume skuadren. Nje njeri i dashur, qe ne te kaluaren ka pritur ne stervitje te gjithe ne te Primavera dhe qe na ka pritur me ate buzeqeshjen qe te jep deshire per te shpresuar. Ja keshtu, dua te jem Palacio i ardhshem i Interit. Skuadra zikalter ne Rumani eshte nje nga skuadrat me te dashura. Kjo, edhe per merite te Cristian Chivu, nje futbollist shume i respektuar per gjithcka qe ka bere ne Itali. Per mua rruga eshte disi me e lehte, me nje si Chivu qe me ka paraprire ne kete klub”.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.