Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

821 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Puscas: “Shikoj Palacion, me jep keshilla. Chivu…”

Puscas: “Shikoj Palacion, me jep keshilla. Chivu…”
Ardis
  • On 01/05/2014, 12:19

George Puscas, sulmues i Primaveres i sapo blere, ka folur per Inter Channel gjate emisionit Inter Young, program per te rinjte zikalter. Ja dhe fjalet e tij: “Impakti me futbollin italian? Ishte shume e bukur qe erdha ne Itali, futbolli eshte ndryshe. Shoket me ndihmojne shume, ashtu si dhe trajneri. Chivu eshte nje person i madh, me fliste kur vija te stervitesha ne skuadren e pare. Me jepte keshilla, me thoshte qe te stervitesha gjithmone e me shume per te arritur ne nje skuader te madhe. Alibec e ka nisur mire me pas ka humbur? Duhet te stervitet akoma me shume”.

Mbi modelet: “Nderkohe ka qene nje emocion i madh qe te takoja Chivun dhe te tjeret, qe i shikoja vetem ne televizor. Kush me ka impresionuar me shume? I preferuari im eshte Palacio, me pelqen sesi punon ne fushe dhe levizjet e tij. Une e shikoj gjithmone me nje sy special. Ai leviz shume, shenon gol dhe luan ne gjysem fushe. Di ti beje te gjitha. A eshte i turpshem me ne? Jo, ai flet me te rinjte. Te gjithe na japin keshilla, edhe Zanetti dhe Cambiasso“.

Flitet per golin ne derby te Coppa Italia, qe u zhvillua ne Brianteo: “Nje emocion i madh, ishte derby i pare ne Itali. Kur u futem ne fushe kam degjuar se ishte nje ndeshje e rendesishme. Ishte Thohir? Po nje dite speciale, kisha bere edhe nje bluze per te festuar. Tripleta kunder Vareses? Nuk e cova ne shtepi topin. Qe nga aty ka ndryshuar gjithcka, ne fillim kisha nje demtim qe me bllokonte. Me pas erdhi kjo ndeshje dhe arrita te shenoja tre gola. Shoku me te cilin kam raporte me te mira? Eshte Ivusic, me ka qendruar prane kur kam ardhur, me flet ne anglisht”.

Mbi shoket e repartit: “Te gjithe duhet te ndihmojme per te ber gol dhe te japim me te miren ne ndeshje. Atalanta u mposht nga nje gol i imi? Jam i gezuar qe arrita te ndihmoj skuadren per te fituar ne kete rast. Kemi luajtur kunder nje skuadre qe nuk humbiste asnjehere ne shtepine e saj”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.