Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Qofte forca me ty (Che la forza sia con te)

Qofte forca me ty (Che la forza sia con te)
Ardis
  • On 30/08/2013, 14:43

Shume pak prezenca vitin e kaluar, mjaftueshem per te ardhur keq. Potencialisht nje kampion: Joel Obi po kthehet. Avash avash, pa u sforcuar. Por shume shpejt mund ta shikojme ne fushe. Nigeriani i ri ka qene i rrenuar nga demtime te gjata ne keto (shume) muaj. Qe ne kohen e Benitez, Obi lihej jashte listes se grumbullimit per shkak te problemeve muskulare. Me pas demtimi ne perfundim te sezonit 2011-2012, rehabilitimi i gjate, rikthimi ne fushe me Stramaccionin. Eshte 4 tetor 2012 kur shenon gol dhe con Interin ne shifrat 2-0 ne fushen e Neftchi Baku (Interi fiton 3-1). Me pas, mbas Inter-Catania, serish demtohet: mbaron sezoni per te me 4 prezenca ne total (2 ne Serie A, 1 ne Tim Cup dhe 1 ne Europa League).

Prej pak kohesh, Obi eshte kthyer per tu stervitur bashke me grupin dhe vetem nje lodhje muskulare e ka lene ate jashte listes te grumbulluarve per ndeshjen e se djeles kunder Genoas, nderkohe figuronte ne grupin qe mundi Citadellan nje jave perpara kesaj ndeshjeje. Tashme demtimi duket se eshte zhdukur, edhe pse eshte e qarte menyra e stervitjes duhet ti pershtatet nje futbollisti qe ka ndenjur shume kohe larg fushave te futbollit.

Mazzarri shpreson tek magjistari (mago) Pondrelli per rekuperimin e tij komplet, edhe pse Obi mund te rezultoje nje «ushtar» i cmuar per teknikun nga San Vincenzo. Imagjinojeni skemen e zakonshme 3-5-2 mazzarriano, nigeriani do te gjendej shume mire ne pozicionin e mesfushorit te brendshem, gjithashtu edhe ne krahun e majte. Per te kane ardhur oferta nga disa klube, ne vecanti nga Parma. Por Inter nuk heq dore nga ai, pikerisht prej potencialeve te tij, elasticitetit dhe kualitetit te tij. Sepse ne rast te largimit te Pereiras, me rekuperimin total te Obi, i lejon Mazzarit te kete nje zgjidhje nga ekipi i tij.

Nuk ngelet gje tjeter vetem ta urojme se me e keqja te kete kaluar dhe se maturimi muskular ta beje ate te kete sa me pak probleme ne te ardhmen. Shpresojne tifozet, nuk heq dore Interi. Obi qofte forca me ty.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags