Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

508 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Racing i ben oferte Interit per rikthimin e Lautaros ne Argjentine: klubi zikalter i eshte pergjigjur menjehere duke i thene se…

Racing i ben oferte Interit per rikthimin e Lautaros ne Argjentine: klubi zikalter i eshte pergjigjur menjehere duke i thene se…
Inter Club Staff

Eshte nje nga temat me te nxehta me mediat italiane fakti qe Lautaro Martinez deri me tani eshte aktivizuar shume pak nga Spalletti. 

Por pavarsisht kesaj, shanset qe Lautaro Martinez qe largohet nga Interi sidomos ne janar jane teper te ulta.

Zikalterit besojne shume tek argjentinasi te cilin e kane blere veren e kaluar edhe pse ai ka pasur shume pak hapsira ne krahasim me pritshmerite e larta per te.

Per kete ka shkruar sot Gazzetta dello Sport e cila ka shpjeguar edhe detajet e ofertes se Racing per Interin vetem pak dite me pare per talentin argjentinas:

“Victor Blanco, presidenti i Racing di Avallaneda, skuadra qe ka prezantuar lojtarin ne futbollin boteror dhe qe e ka shitur tek Interi per 25 milione ka tentuar me ngulm ne ditet e kaluara per ta rikthyer ate ne Argjentine me ngulm.”

“Por asnje marzh levizje per ta: pergjigja e Interit ka qene e menjehershme dhe Piero Ausilio nuk ka pasur asnje dyshim. Lautaro qendron tek Interi dhe stop. Asnje diskutim tjeter mbi kete.”

“Nderkohe ajo qe ka ndodhur dje ku Lautaro ka shkuar tek Racing per te pershendetur ish-lojtaret e skuadres ka qene thjesht nje rastesi dhe nuk ka te beje aspak me kerkesat e Racing tek Interi per argjentinasin.”

“Numri 10 zikalter shpreson qe Argjentina ti sjelle fat si ne tetor kur ndaj Irakut ai shenoi golin e tij te pare me kombetaren. Sa keq se pasi eshte zhbllokuar ne nivel nderkombetar ka pasur pak raste per te treguar veten tek Interi dhe kjo edhe per shkak te modulit qe perdoret nga Spalletti qe nuk e shikon afer Icardin pervec te ndonje situate emergjente.”

“Lautaro ne muajin e fundit ka bere shume pak ne fushe dhe shume pankina.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.