Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,155 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Radio Marca para pak minutash: “Lajme te keqija per Real Madrid, ja cfare ka ndodhur sot ne takim…”

Radio Marca para pak minutash: “Lajme te keqija per Real Madrid, ja cfare ka ndodhur sot ne takim…”
Inter Club Staff

Lajmet per Luka Modric dhe takimin e tij me numrin dy te Real Madrid, Jose Angel Sanchez vijne nga cdo ane ne kete moment. 

Duket se ata te dy jane takuar pikerisht pas stervitjes dhe kjo gje ka bere qe Luka Modric te largohet nga qendra stervitore e Real Madrid me nje ore vonese.

Kete gje e ka treguar fillimisht Sky Sport Italia e me pas e ka konfirmuar edhe Marca dhe AS.

Por sic duket, ne kete moment kemi te reja te tjera per takimin e zhvilluar ndermjet kroatit dhe njeriut me te besuar tek Reali te Florentino Perez.

Para pak minutash ka folur Radio Marca ne emisionin e saj special per merkaton e Real Madrid dhe e ka nisur emisionin e saj me “Lajme te keqija per te gjithe Madrilenet.”

E me sa duket, nese ato qe thote Radio Marca jane te verteta, duket se ka lajme te keqija vertete.

“Asgje per te bere per Real Madrid, Florentino Perez apo Sanchez. Luka Modric e ka ndare mendjen se cfare deshiron te beje ne kete merkato.”

“Ai nuk pranon rinovimin e ofruar nga Real Madrid dhe nuk ka ndermend ta beje kete gje as ne te ardhmen.”

“Kete gje ja ka komunikuar ne takimin e sotshem Sanchezit dhe tashme Real Madrid eshte i dorezuar.”

“Los Blancos kane hedhur syte ne merkato per te pare lojtare te mundshem per te zevendesuar te cilet duhet te jene ne nivelin e Real Madrid.”

“Tashme nuk mbetet asgje vecese te pritet edhe takimi me Florentino Perez.”

Nderkohe pak me pare, profili zyrtar i Real Madrid ne Twitter ka publikuar nje video te rikthimit te Luka Modric sot ne stervitje. Duket se as ata nuk kane ndermend te dorezohen deri ne fund te kesaj tratative.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.