Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

410 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Radja Nainggolan eshte ‘falur’ nga Interi? Ja si qendron e gjithe e verteta sot per sot!

Radja Nainggolan eshte ‘falur’ nga Interi? Ja si qendron e gjithe e verteta sot per sot!
Inter Club Staff

A eshte falur me te vertete Radja Nainggolan per te gjitha gabimet qe ka bere sezonin e kaluar?

Kjo ka qene pyetja me e shpeshte qe kane bere keto dite tifozet e Interit qe u gezuan jo pak per lajmin qe u publikua dy dite me pare nga La Gazzetta dello Sport.

Sipas tyre, Interi do e mirepriste ne skuader perseri Nainggolan nese Cagliari nuk do e bleje ate dhe nese ne drejtim te tij nuk do te vije asnje oferte e vlefshme.

Por sipas asaj qe tregohet sot ne faqet e italianes tjeter, Tuttosport, nuk eshte aspak keshtu se si qendrojne gjerat.

Radja Nainggolan nuk do te ri-integrohet tek Interi dhe nuk do te beje aspak pjese ne projektin e se ardhmes tek zikalterit.

Sipas te perditshmes italiane, situata e belgut ne lidhje me te ardhmen tek Interi, pavarsisht lajmit te Gazzetta dello Sport, nuk ka ndrushuar aspak.

Conte sipas tyre mund edhe ta pranoje ate ne skuader, por pas sezonit te kaluar dhe me dhjetra problemve qe ai ka shkaktuar, Interi as nuk e mendon nje rikthim te tij.

“Eshte shume e veshtire qe Nainggolan te qendroje tek Interi. Themi e veshtire per ta zbukuruar sepse sot per sot eshte e pamundur.”

“Conte mund te jete dakort por drejtuesit jane totalisht kunder. Pergjigja e tyre eshte nje ‘jo’ e thate dhe e pa argumentuar si per te thene se ai nuk ka asnje shans per tu rikthyer.”

“Keshtu, eshte pikerisht Fiorentina skuadra qe mund te mireprese Radjan per sezonin e ardhshem dhe te gjithe e dime se ne cilin operacion mund te perdoret ai.”, e ka mbyllur shkrimin e saj e perditshmja.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.