Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,451 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Radja Nainggolan eshte vene ne shitje nga Roma. Ai ka qene i qarte: vetem tek Interi nese shitet ne Itali!

Radja Nainggolan eshte vene ne shitje nga Roma. Ai ka qene i qarte: vetem tek Interi nese shitet ne Itali!
Inter Club Staff

Eshte Radja Nainggolan objektivi i vertete i Interit ne mesfushe. Sot,  shtypi italian e siguron kete gje me Gazzetta dello Sport dhe Corriere dello Sport ne rresht te pare. Piero Ausilio ka filluar te bisedoje me Romen dhe te pershpejtoje ne drejtim te lojtarit, dhe kryeqytetasit qe e kane vene ne shitje diamantin e tyre i cili deri para pak ditesh u dukte i pashitshem.

“Nese belgu do te vendose te qendroje ne Itali (ai ka shume oferta edhe nga Anglia) me siguri do te shkoje tek Interi, e kete gje e ka komunikuar nepermjet agjentit te tij”, nenvizon e perditshmja italiane La Gazzetta. Ndersa Corriere dello Sport shkruan: “Pelqimi i Interit per Ninjan eshte shume i madh dhe i vazhdueshem dhe zikalterit do te bejne cmos qe lojtarin ta bejne te tyrin per veren qe vjen – konfirmohet -. Roma duhet te shese, por cmimi eshte pak i larte (ndermjet 40 dhe 50 milione). Paradoksalisht te gjendet nje marreveshje per rrogen e lojtarit eshte problemi me i vogel, edhe pse Interi ne Itali eshte per lojtarin destinacioni i vetem i pelqyeshem.Jashte italise, Nainggolan ka shume fansa e njeri prej tyre eshte Jose Mourinho. Manchester United po shtyn fort per belgun dhe Auslio deshiron ta mbylle sa me shpejt kete marreveshje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.