Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha, Ausilio ka nje ide per blerjen e tij por do te jete e veshtire. Oferta e Interit do te jete…

Rafinha, Ausilio ka nje ide per blerjen e tij por do te jete e veshtire. Oferta e Interit do te jete…
Inter Club Staff

Interi eshte me e lumtur se kurre me paraqitjet e Rafinha Alcantara, i cili ne kohet e fundit eshte rritur shume ne fushe.

Pikerisht per kete arsye, zikalterit do te kerkojne te rinegociojne blerjen e tij me Barcelonen ditet e ardhshme.

Sipas asaj qe tregon El Mundo Deportivo, Piero Ausilio, drejtori sportiv i Interit ka si qellim qe te shkoje ne Katalonje per te negociuar me administratorin e deleguar te blaugranave, Grascar Grau dhe drejtorin e zones futbollistike, Pep Seguera.

Interi deshiron te bleje Rafinha dhe eshte shume e kenaqur me impaktin e tij me realitetin italian.

Klubi zikalter e di gjithashtu se ai eshte nje nga lojtaret e pak te medhenj ne dispozicion te Luciano Spallettit.

Por pavarsisht gjithckaje me lart, Interi mendon se cmimi 35 milione euro plus 3 bonuse eshte shume i larte per kartonin e tij dhe i ekzagjeruar.

Shoqeria zikalter mendon se ne moshen 25 vjecare, me i riu vella i Alcantarave ka nje karriere interesante perpara por situata financiare nuk e lejon Interin te beje nje investim kaq te madh.

Keshtu, objektivi eshte qe te ulet sa me shume cmimi i blerjes se rene dakort me Barcelonen ne janar.

Ideja e zikalterve eshte qe te paguhet nje shifer rreth 18-20 milione euro. E nese nuk do te kishte akord per kete gje, atehere do te kerkohej qe Rafinha te huazohej ne Milano edhe per nje sezon tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.