Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

675 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha, Barcelona i jep nje lajm te keq Interit! Tani babai-agjent i lojtarit, Mazinho…

Rafinha, Barcelona i jep nje lajm te keq Interit! Tani babai-agjent i lojtarit, Mazinho…
Inter Club Staff

Rafinha Alcantara ishte nje nga goditjet me te mira ne merkato te Interit ne sezonin e shkuar, edhe pse sezoni ishte shume halucinant per zikalterit me ulje-ngritje si te gjithe vitet e fundit. 

Por ndryshe nga vitet e kaluara, Interit kete sezon arriti te kualifikohej ne Champions duke e rikthyer klubin ne nivelet e disa viteve me pare dhe keshtu Interi do te luaje ne kompeticionin me te rendesishem europian sezonin qe vjen.

Por problemi kryesor per momentin pas kualifikimit ishte mbajtja e Rafinhes dhe Cancelos.

Nese per Cancelon eshte nje diskutim komplet tjeter dhe akoma me i veshtire, per Rafinhen jane dukur gjerat gjithmone me te thejshta duke pare se lojtari e ka shprehur disa here vullnetin e tij.

Pikerisht per kete ceshtje flasin edhe pertej oqeanit, ne Brazil, ku situata e se ardhmes se Rafinhas ka bere lajm duke qene se ky i fundit eshte rikthyer te jete nje lojtar i Barcelones me te drejta te plota duke qene se zikalterit nuk e shfrytezuan te drejten e blerejs per 35 milione euro.

Sipas portalit te njohur UOL Esporte, klubi zikalter ka provuar qe te zgjase huazimin, por Barcelona i ka dhene nje lajm te keq: “Ne nuk duam ta huazojme lojtarin, por ta shesim ate”.

Duket se Barcelona e ka refuzuar oferten e pare te ri-huazimit nga Interi, sepse kerkon ne kembim shitjen e tij perfundimtare.

Por paralelisht me kete situate, cdo dite Interi ka kontakte me babain-agjent te lojtarit dhe Barcelonen.

Lojtari vete e ka perseritur disa here deshiren e tij dhe nepermjet Mazinhos (babait), po tenton te beje nje presion te moderuar dhe po shtyn veten drejt Milanos e cila eshte deshira e tij e vetme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.