
Rafinha deshiron Interin me cdo kusht: sa shume sinjale nga ai. Duket se braziliani ka vendosur tashme!
Rafinha po pushton dalengadale Interin.
I ardhur ne janar, ne huazim nga Barcelona, brazilianit me perpara i eshte dashur qe te rekuperohet nga demtimi qe me pas te futej ngadale ne grup duke gjetur ritmin e ndeshjeve pas nje mungese te gjate.
Tashme Spalletti e hedh ne fushe si titullar prej dy ndeshjesh, dhe ai ka treguar menjehere kualitetet e tij duke ndihmuar skuadren ne vrapimin per Champions.
Rafinha dje ka derguar nje mesazh te qarte dhe te forte nepermjet rrjeteve sociale.
Ish-lojtari i Barcelones ka postuar nje ‘story’ ne Instagram duke postuar nje foto me bluzen e Interit dhe duke komentuar “Deshiroj zikalterit”, qetregon jo pak per deshirat e tij per te ardhmen.
Kush mendon se i biri i Mazinho eshte penduar per largimin nga Barcelona, duhet te nderroje mendje menjehere: numri 8 zikalter eshte larguar nga nje skuader qe luftonte per Champions dhe Liga per te ardhur tek projekti zikalter.
Mbase kete sezon nuk do mund te fitoje asgje, por nje qendrim i gjate i tij, pse jo, mund te sjelli gezime per tifozet zikalter, shkruan sot Corriere dello Sport ne faqet e saj.
Sipas asaj qe ka thene edhe Spalletti neper intervistat e tij te shumta, Rafinha ka ardhur me nje deshire shume te madhe dhe ne cdo stervitje paraqitet me seriozitetin e duhur.
Kjo eshte nje nga gjerat qe i ka pelqyer me shume tek lojtari mister Spallettit, aq sa tashme e konsideron ate nje titullar te padiskutueshem dhe nje njeri shume te rendesishem per keto ndeshje finale te kampionatit qe mund te dergojne Interin ne Champions League.