Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

723 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha dhe Cancelo kane bere per vete Interin: Ja cfare duhet per blerjen e tyre!

Rafinha dhe Cancelo kane bere per vete Interin: Ja cfare duhet per blerjen e tyre!
Inter Club Staff

Braziliani dhe portugezi kane rritur nivelin e kualitetit ne skuadren zikalter, por qe te blihen nga Interi nuk do te jete aspak e thjeshte.

Pikerisht per kete fakt priten dy telenovela te ndryshme per blerjen e dy lojtareve, takime te gjata dhe negociata me klubet respektive: ne rast se nuk do te kete ulje cmimi, do tentohet te paguhen me keste ose pas ketij sezoni.

Ndermjet protagonisteve te Interit me te bukur te sezonit (ajo e pokerit ndaj Sampdorias ne Marassi) nuk ka se si te mos citohet Rafinha dhe Cancelo.

Braziliani dhe portugezi kane garantuar per skuadren ate kualitet qe ka munguar dhe qe deklaroi Spalletti ne ate interviste per shtyp qe beri aq shume buje.

Ata jane bere dy pika kyce te skuadres ne kete vrapim final.

Dy lojtaret jane aktualisht ne huazim dhe drejtuesit zikalter si objektiv paresor kane qe ti blejne te dy lojtaret qe ti ofrojne teknikut zikalter nje skuader ne lartesine e duhur sezonin qe vjen per Italine por edhe ne Europe.

Por gjithcka nuk do te jete e thjeshte: Ti mbash ata te dy do te kushtoje ne total bukurine e 45 milione eurove te paguara menjehere.

Barcelona nuk ka ndermend te ule cmimin e vendosur per blerjen e Rafinha prej 35 milione eurosh (plus tre bonuse) ndersa tratativa qe lidhet me Kondogbia dhe Cancelo do te kushtoje per klubin zikalter 10 milione euro, duke qene se kartoni i portugezit vleresohet me 35 milione euro dhe i francezit me 25 milione euro.

Keshtu, eshte nevoja qe te gjenerohen para nepermjet shitjeve perpar 30 qershorit: te paret qe mund te largohen nga Interi kete vere jane Brozovic, Eder dhe Nagatomo.

Per mesfushorin kroat mund te shpresohet ne efektin e boterorit qe Interi te arrije te fitoje rreth 22-25 milione euro: kujdes nga Sevilla, qe e kerkon me ngulm.

Per sa i perket Nagatomos, Interi e vlereson 7 milione euro po veshtire se Galatasaray te paguaje kaq shume. Ata ofrojne diku tek 3-4 milione euro per te.

E i fundit ka te beje me ish lojtarin e Sampit, Eder, i cili eshte gati te largohet por Interi deshiron oferta me te larta se 10 milione euro per te.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.