Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

698 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha: “Do ju tregoj se perse kam zgjedhur Interin. Ketu gjithcka e mrekullueshme sepse…”

Rafinha: “Do ju tregoj se perse kam zgjedhur Interin. Ketu gjithcka e mrekullueshme sepse…”
Inter Club Staff

I takon Rafinhes te udhetoje ne makinen e emisionit te InterTV, ‘Drive Inter’. 

Ja deklaratat e tij pas nje momenti ku ai i ra kitares nen tingujt e ‘Sweet Child O’ Mine’ te Guns N’ Roses:

“Kam nisur te mesoj kitaren rreth gjashte-shtate vite me pare. Jam nje fanatik total i muzikes, me pelqen shume. Rolling Stones per mua jane rrokeret me te mire ne bote dhe mundesia te njihja nga afer Mick Jagger ka qene e mrekullueshme.”

“Gjuha italiane? E kuptoj te gjithen, por preferoj qe te flas spanjisht – thote mesfushori zikalter -. Shoket e mi me quajne Rafa, por familja ime Rafael ndersa shumica Rafinga.”

“Ne Brazil eshte nje emer i lezetshem, nje ide qe kisha qe femije. Mendova ta ndryshoj por tashme me njohin te gjithe si Rafinha, keshtu qe e lashe.”

NISJA E KARRIERES – “Babai im me merte me vete ne fushe, me vellain qe gjuante topat dhe une i prisja. Ai na ka instaluar dashurine per futbollin, une vij nga nje familje sportistesh. Duke ndjekur babain tim, jemi bere te dy futbolliste. Kujtimi i pare i lidhur me futbollin ka te beje me stervitjet me babain tim, me pelqente teksa e shikoja kur luante dhe kenaqeshim shume. Me pas luajta futboll me 5 lojtare, kur luaja me 11 lojtare luaja si portier ndersa me 5 lojtare ne fushe. Vellai im luan ne nje skuader shume te forte si Bayern dhe jemi shume krenar per te. Zgjidhje e ndryshme per sa i perket kombetares? Une kam luajtur ne te gjitha skuadrat e moshes  se soanjes, por endra ime me e madhe ka qene  te luaj per Brazilin. Vendimin e kam mare me zemer ne dore dhe jam shume krenar.”

ITALIA – “Futbolli italian njihet ne te gjithe boten si shume taktik, ketu mbrohet mire. Babai im me ka shpjeguar si te adaptohem shpejt dhe me ka dhene shume keshilla. Une kam qene gjithmone nje mesfushor. Sot duhet te jemi fizik dhe te shpejte, por edhe shpejtesia me inteligjencen jane dy gjera shume te rendesishme.”

RRJETET SOCIALE – “I perdor pak, por i perdor. Sot per te qendruar ne kontakt me personat duhet ti perdoresh. Familja per mua eshte gjithcka, baza e jetes. Te postoj foto me njerezit e mi eshte nje forme per te manifestuar dashuri. Selfie? Haha, nuk bej shume…”

ICARDI DHE INTERI – “E njihja qe kur kemi qene te dy femije dhe luanim ne kanteren e Barcelones. Me ate kam krijuar menjehere nje lidhje te vecante, ka qene shoku im i dhomes gjate grumbullimeve qe prej momentit qe kam ardhur. Edhe me Cancelon kam pasur nje mardhenie shume te mire menjehere dhe me te gjithe te tjeret qe flasin spanjisht. Por mire edhe me ata  qe flasin italisht edhe anglisht, sepse i kuptoj. Me pak fjale, nuk i kam vene vetes barriera per shkak te gjuhes. Ne do te luftojme deri ne fund per te kapur Championsin. Me ka prekur menjehere ngrohtesia e tifozeve drejt meje, i falenderoj shume. Eshte e mrekullueshme te ndihesh kaq i dashur per ta, eshte me te vertete e pabesueshme per mua. Ketu jetohet futbolli ne nje menyre me te vecante, me kujton pak Brazilin. Them se kam qene me fat qe kam ardhur ne nje moment negativ per Interin sepse kam mundur te shikoj reaksionin e shokeve  te skaudres dhe te ambjentit. Jemi nje ekip shume i madh. Kam zgjedhur Interin per projektin qe me kane treguar. Me kane thene se jane shume te interesuar per mua edhe pse isha i demtuar. Kam pare disa ndeshje, me kane pelqyer dhe kam vendosur qe skuadra ishte e duhura.”

 

SPALLETTI – “E kam thene gjithmone qe me pelqejne njerezit direkt, qe thone ate qe mendojne. Per kete gje me pelqen ai.”

FUTBOLLI – “Ne fillim nuk e mendoja shume, por tani shoh shume futboll ne tv dhe mbi te gjitha shikoj paraqitjet e mia nga e para pas ndeshjeve. Ne kete menyre kuptoj ku kam gabuar dhe ku mund te permiresohem.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.