Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

856 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha, flet babai Mazinho: “Kjo eshte situata me Interin. Ne kete moment topin e ka Barcelona…”

Rafinha, flet babai Mazinho: “Kjo eshte situata me Interin. Ne kete moment topin e ka Barcelona…”
Inter Club Staff

Kapitulli Inter per Rafinga Alcantara, te pakten per momentin, duket si dicka e mbyllur. 

Ai eshte shnderruar ne nje nga lojtaret me te preferuar te Interit edhe pse luajti per vetem pak muaj me ngjyrat zikalter.

Pak per shkak te grintes se tij, pak per aftesite teknike e pak prej ndjenjes qe lindi nga ana e tij drejt fanelles zikalter, ai perfundoi duke qene ne qender te deshirave te tifozeve zikalter dhe te gjithe kerkonin blerjen e tij por te njejten gje kerkojne edhe sot e kesaj dite.

Shume prej tyre kane filluar ti shkruajne Interit neper rrjete sociale dhe kane nisur nje levizje te vertete me hashtagun #VogliamoRafinha (Duam Rafinhen), levizje qe po rritet dita dites.

Por deri me tani nga klubi nuk ka prononcime.

Ai qe ka folur sot ka qene babai i tij qe eshte njekohesisht edhe agjenti i lojtarit, Mazinho dhe ai ka dhene nje interviste per Calciomercato.it ku ka folur per te ardhmen e Rafinhas.

“Situata e djalit tim me Interin? Eshte shume e thjeshte. Situata e tij ne kete momente me zikalterit nuk ka ndonje filozofi: kemi kohe pa folur me ta dhe nuk kemi degjuar ndonje nga drejtuesit keto kohe.”

“Nuk ka me kontakte dhe nuk jemi as ne dijeni nese po flasin apo kane folur me Barcen per Rafen.”

“Por nderkohe na kane marre ne telefon klube te ndryshme, nga brenda dhe jashte Italise por edhe nga Spanja.”

“Per momentin eshte nje lojtar i Barcelones por gjithcka varet nga ta, topin per momentin e ka Barcelona, edhe nese vjen ndonje oferte nga Interi apo ndonje klub tjeter, edhe pse deshiren djali im e ka shprehur disa here se ku deshiron te luaje.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.