Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

544 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha: “Jam i lumtur, ndihem sikur jam ketu me vite te tera. Dua te qendroj por…”

Rafinha: “Jam i lumtur, ndihem sikur jam ketu me vite te tera. Dua te qendroj por…”
Bujar Berishaj

“Barcelona do te jete gjithmone shtepia ime, eshte skuadra me e mire, por jam me te vertete shume i lumtur te Interi”.

E nis me keto fjale intervisten e tij per Globoesporte, mesfushori brazilian zikalter Rafinha qe nuk fsheh vullnetin e tij per te qendruar akoma ne Milano. Ai pastaj vazhdon:

“Kam shoke shume te mire ketu ne skuader, ndihem shume mire ketu. Une mendoj qe te vazhdoj akoma te Interi, por nuk varet nga une. Varet nga Interi dhe Barcelona”.

Je larguar nga Barcelona ne kerkim te hapesires. Sot, pak muaj me vone, mendoni se ka qene zgjedhje e qelluar?
“Pas lendimit doja te luaja sa me shume. Interi ka besuar tek une qe nga momenti i pare. E njihja skuadren dhe shoket, kisha pare disa ndeshje dhe mendova qe do te pershtatesha. Ishte e rendesishme qe te luaja, kam ardhur ketu per te rekuperuar nivelin qe kisha para lendimit”.

Keni luajtur me shume Interi. Ndiheni si ne shtepi?
“Ndihem shume mire. Adaptimi ka qene dicka e jashtzakonshme. Nuk e prisja. Mbeshtetjae shokeve, tifozeve, trajnerit… Pastaj per mua ishte me e lehte. Jam i lumtur qe luaj dhe qe kam arritur nivelin tim”.

Si eshte te jetosh ne Milano? Po kenaqesh? Si jane ditet tuaja? Cfare ben ne qytet?
“Eshte nje qytet i rendesishem, jo shume i madh por i bukur dhe me shume jete. Ne mengjes stervitet dhe pasdite punoj per te parandaluar lendimet. Tani qe koha eshte me e mire, eshte me bukur te dalesh”.

Kush jane shoket me te mire te Interi?
“E njoh Icardin qe prej 16 vjec. Me ka mesuar si funksionon klubi, me ka ndihmuar shume qe nga dita e pare. Por eshte normale te qendrosh edhe me brazilianet, pastaj edhe Cancelo qe eshte portugez. Jemi gjithmone bashke”.

Je rritur te Barca. Te vjen keq qe je larguar?
“Jam rritur aty. Por nuk eshte hera e pare qe largohem sepse isha ne huazim edhe te Celta Vigo. Per mua Barcelona eshte skuadra me e mire ne bote, por mezi prisja te perjetoja kete moment te karrieres. Fale Zotit gjithcka po shkon mire”.

Kontrata jote skadon me 30 qershor. Do te pelqente te vazhdonit me Interin ne sezonin tjeter?
“Nuk varet nga une. Jam i lumtur ketu, ndihem shume mire ne skuader. Jam ketu prej 3 muaj por eshte sikur jam ketu me vite. Shoket dhe tifozet me trajtojne shume mire. Jam shume i lumtur, dua te qendroj por varet nga Inter dhe Barcelona”.

Mendon se historia me Barcelonen ka perfunduar? Ose do te pelqente te ktheheshe ne te ardhmen? Ose pas perfundimit te huazimit?
“Nuk e di cili eshte interesimi i Barcelones. Do te jete gjithmone shtepia ime. I uroj me te miren, cfaredo qe te ndodh”.

Shpreson te shohesh emrin tend ne listen e te grumbulluarve per ne Boteror?
“Enderra e cdo lojtari eshte Kupa e Botes. Eshte e veshtire. Do te ishte nje enderr por e di qe eshte e veshtire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.