Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

937 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha, lajme te mira per Interin nga Barcelona: ja cfare po presin zikalterit

Rafinha, lajme te mira per Interin nga Barcelona: ja cfare po presin zikalterit
Inter Club Staff

Ai pa as me te voglin dyshim ka qene lojtari i preferuar i tifozerise ne fazen e dyte e sidomos ne tre muajt e fundit ku Interi luftoi me mish e me shpirt per nje vend ne Champions League. 

Zikalterit ne fund e arriten vetem ne minutat e fundit ne Rome kualifikimin ne kompeticionin me te rendesishem Europian, por nje merite e jashtezakonshme ne kete arritje te Interit ishte natyrisht edhe e Rafinha Alcantara qe me cilesite e tij ndihmoi skuadren ne cdo minute qe ai luajti.

Por Rafinha nuk fitoi zemren e interistave vetem me paraqitjet ne fushe por edhe me lidhjen e forte qe krijoi me fanellen dhe grinten e treguar ne cdo moment, madje edhe lot ne momente veshtiresie por lot edhe ne momente gezimi.

Por sipas nje lajmi qe ka qarkulluar gjate dites se sotme dhe sipas asaj qe thone ne Barcelone, Rafinha ka ende nje mundesi te perfundoje tek Interi ne fund te kesaj merkatoje.

Qe prej dites se djeshme, Rafinha ndodhet ne Katalonje ku ka filluar pergatitjet me skuadren e pare te Barcelones edhe pse e di qe nuk do te qendroje ne radhet e katalanasve kete sezon.

Por deri me tani, sipas mediave spanjolle, nuk ka pasur asnje oferte per brazilianin dhe ky eshte nje lajm shume i mire per Interin qe ka menduar nje plan per te perqafuar perseri lojtarin ne Milano.

Interi me sa duket, sipas Mundo Deportive po pret fundin e merkatos dhe po shpreson qe ofertat per Rafinha te mos vine ose te jene te ulta qe Barcelona ne fund te pranoje te transferoje lojtarin tek Interi me shifrat dhe kushtet e zikalterve.

Por nuk perjashtohet as mundesia qe Interi dhe Barca te ulen ne nje tavoline keto dite per te diskutuar nje huazim tjeter te lojtarit por kesaj radhe me detyrim blerje ne Milano por per nje shifer me te ulet se ajo e rene dakort per huazimin e pare.

Priten te reja ne ditet ne vazhdim per sa i perket kesaj ceshje. Tifozet zikalter mund te shpresojne ende sepse duket se ka ende shprese.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.