Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

963 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Rafinha: “Te qendroj tek Interi nuk varet nga une, por ne mendjen time eshte vetem Interi…”

Rafinha: “Te qendroj tek Interi nuk varet nga une, por ne mendjen time eshte vetem Interi…”
Inter Club Staff

Ai ka qene nje nga me te miret ne fushe ndaj Udineses duke shkelqyer sic shpesh ka bere qe prej ardhjes ne Milanon zikalter.

Por sot, ka qene nje dite akoma me e vecante per te: ka shenuar golin e tij te pare me bluzen e Interit dhe cfare goli qe ka shenuar.

Po flasim per brazilianin qe me topin ben vertete cfare i ka enda, Rafinha Alcantara. 

Pas ndeshjes, ai, ka ndalur perpara mikrofonave te InterTV per te komentuar ndeshjen dhe jo vetem, sepse ka folur edhe per te ardhmen e tij.

Ja fjalet e Rafinhas:

“Jam shume i lumtur per golin qe shenova, por mbi te gjitha qe e fituam kete ndeshje.

“Duhet te vazhdojme keshtu, kjo eshte rruga e duhur.”

“Golin e fundit e kisha shenuar muaj me pare, kishte kaluar me te vertete shume kohe.”

“Ne momentin e pare mendova qe topin tja pasoja Candreves, por mbrojtesi me pengoi  pasimin dhe ne ate moment nuk e mendova du here dhe gjuajta ne porte.”

“E dinim te gjithe qe do te ishte nje ndeshje e veshtire, por dham shpirtin ne fushe. Deshirojme te fitojme edhe ndeshjet e tjera.”

“Te qendroj tek Interi nuk varet nga unu, por une dua vetem Interin. Ne mendjen time jane vetem ngjyrat zikalter.”

“Ketu ne Itali ndihem mire, jam adaptuar shume shpejt, jam shume i  lumtur te luaj ketu, shoket e skuadres me kane qendruar afer dhe me kane ndihmuar shume.”

“E pabesueshme ajo qe me kane dhuruar tifozet pastaj: mbeshtetje pa kushte. Se keni idene sa i lumtur jam.”

“Iniesta?  Shume i madh dhe i zoti, nuk mund te krahasohem me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.