Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,755 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Guarin, hap prapa i Zenit por eshte Reali. Enderra eshte Lavezzi, kontakte me shoqeruesit e Insigne…

RAI – Guarin, hap prapa i Zenit por eshte Reali. Enderra eshte Lavezzi, kontakte me shoqeruesit e Insigne…
Bujar Berishaj

Drejtperdrejt nga studiot e  ”Domenica Sportiva”, eksperti i merkatos se Rai, Ciro Venerato, ben nje permbledhje per merkaton e Inter, duke nisur nga nje koncept baze, ai i shitjeve.

Me i favorizuari per tu larguar eshte i zakonshmi Fredy Guarin, qe ne ditet e fundit ka arketuar jo-ne e Chelseat. Ne korsi mbeten Manchester United dhe Real Madrid (qe do te humbas Khediran), dhe perkunder mohimit nga Villas-Boas eshte Zeniti qe me te vertete ka bere nje propozim zyrtar per kolumbianin, qe fillimisht e ka refuzuar. Duke u kthyer ne hapat e tij, ai nuk ka gjetur me interesin e ruseve qe jane terhequr.

Gazetari me pas per Ricky Alvarez shton se mbeten te gjalla pistat qe cojne tek Monaco, Atletico Madrid dhe Liverpool. Ne frontin Kuzmanovic, ekziston interesi i West Ham dhe ne fund edhe i Crystal Palace (qe i ka ofruar pankinen Roberto Mancinit), krahas Shtutgardit.

Pastaj flitet per merkaton ne hyrje, ne rast shitje te Guarin ose Alvarez zikalterit mund te fokusohen tek Lavezzi, qe do te kthehej me deshire te punonte me Mazzarrin. Interi megjithate sot per sot, mund te ve bast mbi nje huazim dhe te paguaj pagen. Alternativa mbetet Biabiany.

Ka gjasa edhe hipoteza e rikthimit te Eto’o qe ka marr nje oferte prej 6 milionesh nga Everton dhe i pelqen edhe Liverpoolit. Ne fund, bomba: dite me pare Ausilio ka pasur nje takim me prokuratoret e Insigne, qe per Napolin eshte i pashitshem. Ne rast largimi te Kuzmanovic dhe Campagnaro, mund te arrijne Rabiot nga PSG dhe Rolando nga Porto.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.