Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

787 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Inter, po negociohet me UEFA-n per FPF. Lajme te mira dhe ndjesi pozitive: ja detajet!

RAI – Inter, po negociohet me UEFA-n per FPF. Lajme te mira dhe ndjesi pozitive: ja detajet!
Inter Club Staff

Interi ne keto muaj ka qene nen vezhgimin e rrepte te organizmit me te rendesishem te futbollit Europian, UEFA. 

Zikalterit po bejne gjithcka per te qene ne parametrat e Fair Play Financiar dhe per te respektuar  marreveshjen qe kane nenshkruar me UEFA-n tre vite me pare.

Per te qene ne keto parametra, zikalterit do te duhet te shesin deri ne daten 30 qershor dhe te perfitojne rreth 30-40 milione euro nga plusvalencat.

Situata duket e mire duke qene se deri ne kete moment me shitjet e Kondogbia dhe te tjereve eshte arritur nje shifer e afert prej 15 milione plus me disa te rinj qe do te shiten dhe disa lojtare jashte planeve te Spallettit, do te arrihet shifra e kerkuar.

Gjithesesi, ne keto momente Interi nuk po luan vetem ne merkato, por po ‘luan’ kartat e saj edhe me UEFA-n me te cilet po kontakton cdo dite.

Ne shtepine zikalter ka shume siguri se ata i kane respektuar sic i eshte kerkuar nga UEFA dhe pergjigjja e tyre nese eshte respektuar ose jo kjo marreveshje, pritet te vije kete jave.

I vetmi sanksion qe Interi mund te marre – shkruan Rai Sport – eshte limitimi i skuadres ne Europe per sezonin 2018-19.

Pra, nese Interi denohet, mund te lejohet qe te kete nje liste me vetem 21 lojtare ne Champions League dhe jo me 25 e kjo gje e ben shume te veshtire gjithcka duke qene se nga kjo liste, 4 duhet te jene futbolliste qe kane dale nga akademia e Interit dhe 4 nga akademite italiane te futbollit.

Gjithesesi, Interi po behet gati: nese do te dale se UEFA po mendon te denoje Interin per mosrespektim te marreveshjes me limitim te skuadres, ata kane nisur kontaktet me drejtuesit e UEFA-s per te shmangur kete denim, sepse Spalletti do te donte ne Champions League nje skuader te te plote, pa mungesa, dhe te kesh ne dispozicion nje liste me 21 lojtare, do te thote qe 8 i ke te kushtezuar dhe vetem 13 vende te lira ne nje kohe kur Interi lojtare te akademise ne skuadren e pare ka vetem Davide Santon dhe Andrea Pinamonti.

Ne shtepine Inter jane te gjithe besimplote se Interi do te dale ne rregull me bilancin e saj. Por edhe nese do te rezultoje se ka thyer lehtesisht rregullat, zikalterit po perdorin rrugen diplomatike me UEFA-n per ta shmangur kete duke i dhene siguri se me arritjen e Champions, tashme bilanci zikalter nuk do te kete me probleme.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.