Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

1,393 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Marotta tashme ka vendosur se kush do te jete tranjeri i ri i Interit pas Spallettit: ja detajet

RAI – Marotta tashme ka vendosur se kush do te jete tranjeri i ri i Interit pas Spallettit: ja detajet
Inter Club Staff

Nuk kane qene te pakta lajmet keto dite per sa i perket emrave per tranjerin e ri te Interit. 

Me Spallettin qe rrezikon shume sidomos pas elemenimit nga Europa League dhe derbit ne horizont, tashme mediat kane filluar te publikojne teorite e tyre dhe te shkruajne ne baze te burimeve se cfare do te ndodhe ne te ardhmen tek zikalterit.

Pas Corriere dello Sport dhe Tuttosport, tashme per kete gje ka shkruar edhe sot Rai Sport e cila tregon se Marotta e ka vendosur se cili do te jete tranjeri i ri i Interit dhe gjithcka eshte nje ceshtje kohe.

Sipas tyre, ai qe do te marre drejtimin e zikalterve pas largimit te teknikut toskan do te jete pikerisht ish-tranjeri i Juventusit, Antonio Conte.

Image result for conte inter

Rai Sport tregon se Antonio Conte i ka zgjidhur problemet me Chelsean (kontraktuale) dhe ka pranuar te vije tek Interi ne qershor dhe ta ndertoje skuadren vete skuadren sipas kerkesave te tij.

Conte eshte numri nje ne listen e Marottes per rolin e tranjerit edhe per shkak te shkuares se suksesshme te atyre te dyve tek skuadra e Juventusit.

Ne kete moment, gjithmone sipas Rai Sport, nuk ka dyshime per kete sepse Interi eshte teper e vendosur.

Per Conten eshte gati nje kontrate tre vjecare dhe i jane premtuar investime te rendesishme ne merkato.

Gjithesesi ne kete moment ky lajm eshte thene vetem nga Rai Sport dhe mediat e tjera nuk kane shkuar kurre kaq thelle sa te thone se Interi ka perzgjedhur Conten. Keto jane zera qe duhet te gjejne konfirmim ne ditet ne vazhdim.

Dy emra te perfolur te tjere per pankinen e Interit keto dite jane ato te Jose Mourinhos dhe Allegrit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.