Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

914 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Monaco, super oferte per Mauro Icardin: ja detajet! Interi e ka pranuar, topi i ka kaluar lojtarit!

RAI – Monaco, super oferte per Mauro Icardin: ja detajet! Interi e ka pranuar, topi i ka kaluar lojtarit!
Inter Club Staff

Ne diten kur priten te reja nga merkato hyrese ne sulm ku Alexis Sanchez eshte nje hap larg Interit, duket se ka te reja edhe nga merkato dalese.

Behet fjale per Mauro Icardin i cili ka me shume se nje muaj qe eshte shpallur si jashte projektit te Interit, por deri me tani i ka refuzuar te gjitha destinacionet.

Kesaj radhe ka te reja shume te rendesishme per sa i perket te ardhmes se ish-kapitenit i cili mund te nderroje skuader por edhe shtet.

Sipas asaj qe ka treguar Ciro Venerato, gazetari i njohur i Rai Sport, skuadra e Monaco sapo ka bere nje oferte goxha te larte per futbollistin e Interit.

Sipas tij, ata kane ofruar 60 milione euro per Icardin plus pese milione euro bonuse te ndryshme ne baze te performances.

“Pas kesaj oferte, Monaco ka dakordesi totale me klubin zikalter dhe me drejtuesit e Interit.”

“Diferenca e kesaj oferte me ate te klubit te De Laurentiis eshte tek rroga e ofruar per lojtarin: 12 milione euro rroge ne sezon i ofron Monaco ne krahasim me 7,5 milione euro qe ofron Napoli.”

“Napoli eshte informuar nga Interi per kete oferte ndersa Icardi nga ana e tij dhe agjentet e tij nuk i kane mbyllur deren francezeve.”

Kjo eshte ajo qe ka treguar Ciro Venerato ne Rai Sport. Priten zhvillime te tjera gjate diteve ne vazhdim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.