Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

625 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

RAI – Spalletti larg Interit ne fund te sezonit? Kerkohet Gjermani nga Dortmund dhe ne Angli nga…

RAI – Spalletti larg Interit ne fund te sezonit? Kerkohet Gjermani nga Dortmund dhe ne Angli nga…
Inter Club Staff

Sipas RAI, tekniku zikalter mund te mos qendroje ne pankinen zikalter sezonin e ardhshem.

Luciano Spalletti duket se ka kthyer ne binaret e duhur skuadren pas tre rezultatesh pozitive rresht por kjo duket se nuk mjafton per te larguar zerat qe e shohin ate larg Interin sezonin e ardhshem.

Periudha jo e lehte qe kaloi Interi ne kampionat (edhe pse tani eshte rikthyer ne vendin e katert me nje ndeshje me pak sepse eshte derbi per tu luajtur ende), vendi i Champions eshte ende ne rrezik, dhe kjo gje mund te ndikoje tek qendrimi i Luciano Spallettit tek pankina zikalter, gjithmone sipas Rait.

Gjithcka me lart e mbeshtet redaksia e RAI Sport, sipas te cileve tekniku interist mund te perfshihet tek nje nderrim vendesh te tranjereve, ku mbi te gjithe e Interesuar per Spallettin duket Dortmund ne Gjermani.

Luciano pelqehet goxha edhe nga Arsenal, por kjo ka me pak mundesi te ndodhe duke pare se Wenger nuk ka ndermend te levize.

Gjithesesi, Spalletti e ka deklaruar disa here qe deshira e tij eshte qendrimi tek Interi per te vazhduar punen qe ka nisur veren qe shkoi. 

Keshtu qe nuk eshte hera e pare qe shkruhet per nje largim te Spallettit, por keto jane zera qe ai i ka quajtur gjithmone “dashakeq ne drejtim te Interit.”

Per momentin keto zera nuk duken serioz, por nje mos kualifikim i mundshem per ne Europen qe vlen, mund te sjelli si pasoje nderrimin e tranjerit tek Interi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.