Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

547 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Raiola i ofron Interit nje lojtar shume te talentuar te PSV dhe kombetares hollandeze: Marotta po studion goditjen!

Raiola i ofron Interit nje lojtar shume te talentuar te PSV dhe kombetares hollandeze: Marotta po studion goditjen!
Inter Club Staff

Talenti Mohammed Ihatteren ka shperthyer totalisht kete sezon. 

Emri i tij eshte ne krye te listave te klubeve europiane dhe me sa duket, per te eshte interesuar edhe Interi duke qene se Raiola ja ka sugjeruar lojtarin Marottes.

ZIYECH I RI – Ai eshte nje lojtar qe luan me kemben e majte, ka nje teknike shjume te larte dhe luan si mesfushor sulmues.

Ihattaren eshte ne gjendje te luaje edhe si sulmues krahu ne nje skeme me tre sulmuesa por edhe si mesfushor qendre i majte ose i djathte.

Manchester City check on 17-year-old PSV midfielder Mohamed ...

Per kualitetet teknike, te kujton shume Hakim Ziyech, yllin e Ajax qe nga sezoni i ardhshem do te luaje tek skuadra e Chelsea.

Ata kane edhe dicka tjeter te perbashket: kombesine hollandezo-marokene me diferencen e vetme se ai luan per PSV dhe ka vendsour te luaje me Kombetaren e Hollandes.

ESHTE NDJEKUR NGA AFER – Interi ka pasur mundesi ta ndjeke nga afer Ihattaren ne rastin e ndeshjes se dyfishte ne Youth Champions League.

Ne sezonin e shkuar hollandezi i talentuar cmendi primaveren e Interit me driblime, pasime dhe nje thjeshtesi teper te madhe te te luajturit futboll.

SKUDERIA RAIOLA – Ashtu si shume talente te tjere hollandez, edhe Ihattaren eshte ne menaxhimin e Mino Raiola.

Ai eshte ne skadence kontrate ne vitin 2022 dhe duhet te rinovoje shume shpejt per te vazhduar aventuren e tij tek PSV perpara se te kaloje me pas tek nje kampionat me i madh.

Interi ne muajt e fundit ka rinisur fuqishem kontaktet me Raiolen per shkak te agjentit italo-hollandez dhe mund te gezoje keshtu nje pozicion teper avantazhues ne krahasim me Ajax, Chelsea apo Manchester City, klube qe kane shprehur interes per te.

Talenti i eshte propozuar Interit pikerisht nga Mino Raiola qe e ka prezantuar ate si “the next big thing”. Marotta po mendohet.

Mbase mund te arrihet nje marreveshje me agjentin qe lojtari te vazhdoje te luaje tek PSG pa e rinovuar kontraten dhe te vije me parameter zero ne 2022 tek Interi.

Me shume per kete tratative pritet te dale ne drite ne muajt e ardhshem sepse ne kete moment jemi ende tek fillimet e saj.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.