2,435 views

Raiola ofron Kasamin? Jo, aspak e vertete. Ai dje i ofroi Auslios…
Dje u perfol se Raiola i kishte ofruar Interit lojtarin me origjine shqiptare te Olimpiakosit, Pajtim Kasami, por ky lajm duket se nuk eshte i vertete. Pjeserisht.
Pjeserisht sepse Raiola i ka ofruar Interit nje lojtar te ekipit grek, por jo Kasamin: Behet fjale per Arthur Masuaku sipas asaj qe tregohet nga SportMediaset. Raiola eshte agjenti i lojtarit te krahut te Olimpiakosit, i cili ndiqet prej kohesh nga Interi dhe vleresohet diku tek 6-8 milione euro. Ne kete takim eshte folur edhe per Sergio Romero, portier i cili eshte drejt largimit nga Sampdoria sepse kerkon nje rroge te larte.