Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 23, 2018

Scroll to top

Top

3,029 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ramires-Inter, operacion pothuajse i bere. Mungon vetem dicka, ja formula dhe kosto…

Ramires-Inter, operacion pothuajse i bere. Mungon vetem dicka, ja formula dhe kosto…
Inter Club Staff

Ramires deshiron Interin. Deri me tani ja kishte treguar deshiren e tij per bluzen zikalter vetem agjentit te tij dhe njerezve te afert, por dje, mesfushori doli hapur dhe e pranoi qe e deshiron nje transferim ne Milano. Tani i takon Sabatinit te gjeje nje zgjidhje per kete.

Sipas asaj qe tregon Corriere dello Sport, koordinatori teknik i Suning Sports dje ne mengjes ka ardhur ne Milano dhe menjehere eshte nisur per ne seline zikalter per te folur me drejtorin sportiv Ausilio, me te cilin edhe ka ngrene dreke dje. Situata e Ramires eshte e qarte: Jiangsu eshte bindur qe ta mbaje eshte shume e veshtire, por ne te njejten kohe mbizoteron deshira per te mos dobesuar skuadren dhe tek Interi do te dergohet ne huazim me te drejte blerje vetem pasi te jete gjetur nje zevendesues i nivelit te duhur. Sabatini po punon per kete objektiv dhe deshira e forte e Ramires e thjeshton kete operacion.

Fjalet e tij, nese studiohen, tregojne se ai ka nje strategji precize: Ramires kishte mundesi qe te prishte mardheniet me kinezet duke mos u paraqitur fare ne grumbullimin veror ne Marbella, por nese do te sillej keshtu, do te kishte futur veten ne nje situate jo te kendeshme sepse kinezet nuk i kane qef kushtet, plus, jane te njejtet pronare edhe tek Interi. Prandaj ish-lojtari i Chelsea ka zgjedhur rrugen e dialogut.  Objektivi i strategjise se tij eshte te transferohet tek Interi. Kur Sabatini te gjej zevendesuesin per Jiangsu, atehere atij do i jepet rruga e lire per te kaluar ne Milano. Si? Ne huazim me te drejte blerje. Rroga do te paguhet nje pjese nga kinezet e nje pjese nga Interit te cilet nuk mund te prishin as marreveshjen me Uefan per “rrogat e larta”. Te mos harrojme se Jiangsu ka edhe nje nder borxh ndaj Interit sepse zikalterit i ndihmuan me Sainsbury vjet

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Etiketimet