Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

500 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ramires: “Interi me kerkoi mua, por me pas gjithcka u bllokua prej…”

Ramires: “Interi me kerkoi mua, por me pas gjithcka u bllokua prej…”
Inter Club Staff

Mesfushori brazilian i Jiangsu Suning i kerkuar nga Interi ne janar ka folur per mediat e vendit te tij.

I intervistuar nga mikrofonat e GloboEsporte, mesfushori brazilian Ramires eshte rikthyer tek merkato e janarit kur Interi tentoi ta merte futbollistin ne Milano, por hasi ne murin e kinezeve.

Keto kane qene fjalet e Ramires:

“Kam folur me shume klube ne Europe qe kane qene te interesuara per mua, si per shembull Interi. Ata me donin ne skuader, por gjithcka u bllokua sepse Jiangsu kishte fuqine per te vendosur nese do te qendroje ose jo dhe ata donin qe une te qendroja.”

“Keshtu qe jam i perqendruar te jap maksimumin per Jiangsu. Vetem zoti e di tani cfare do te ndodhe.”

“Nje rikthim ne brazil? Do te ndodhe nje dite. Te gjithe e dine sa e cua Cruzeiron dhe Joinville.”

“Jane klube qe me kane rritur dhe ndihmuar shume ne fillim, ku te gjithe kane qene te mire me mua.”

“Nese do te kisha mundesine te rikthehesha, ato te dyja do te ishin te preferuarat e mia. ”

Keshu, Ramires ka konfirmuar se zerat ne merkaton e janarit nuk kane qene aspak te paverteta dhe se ai ka qene afer Interit.

Njeriu qe ka dashur me shume ta coj kete operacion ne port ka qene Walter Sabatini, por ky i fundit . ka hasur ne kundershtine e drejtuesve kinez qe nuk kane dashur te dobesojne Jiangsu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.