Ranieri e pranon hapur: “Me vjen keq ta pranoj, por ne fituam me Interin sot per shkak te…”
Claudio Ranieri, tekniku i Sampdorias ka komentuar fitoren e djemve te tij ne fushen e lojes ndaj Interit.
“Shpjegimi i kesaj fitore mund te gjendet vetem te aplikimi i djemve te mi ne fushen e lojes. Ne pjesen e dyte Interi e ka provuar, por pa sukses.”
“Jane te treguar te keqinj ne pjesen e dyte, kane fituar shume dyluftime, por ne kemi marre tre piket ne shtepi dhe jemi te lumtur.”
“Audero? Nuk dua te ndalem te asnjeri. Ka qene nje fitore e madhe e skuadres dhe pasi kishim humbur ne Rome, donim nje rezultat kete jave.”
Mbi Keita: “Eshte nje djalosh i shkelqyer. Shpresoj qe ky te jete momenti i rritjes se tij. Futbollistikisht eshte rritur, por duhet te permiresohet ne disa sjellje.”
“Per ne ama eshte nje djalosh i arte. Quagliarella jashte prej merkatos? Jo, do e fusja ne fushe por Keita me tha se mund te luante akoma. Pastaj ne fund preferova La Gumina.”
Nderkohe Ranieri e pranon edhe faktorin qe e ndihmoi ne fitoren e Sampdorias sot:
“Interi eshte nje skuader shume e madhe. Me vjen keq ta pranoj, por ne sot fituam edhe per shkak te mungeses se Lukakut.”
“Mungesa e tij na dha nje avantazh teper te madh. Eshte nje lojtar qe kur e ke perballe vuan shume ne cdo moment. Fusha ne Marassi sot do te na e bente edhe me te veshtire.”
“Ne Genova bie shume shi. Thoni kushton shume te blihen ca plasmase per te ruajtur fushen?”, e mbyll fjalen e tij tekniku.