Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

804 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Ranieri zbulon prapaskene e magjishme: “Po, e pranoj: I thashe lojtareve para ndeshjes qe…”

Ranieri zbulon prapaskene e magjishme: “Po, e pranoj: I thashe lojtareve para ndeshjes qe…”
Inter Club Staff

Pas ndeshjes ne San Siro me Interin, edhe Claudio Raneri ka folur per Sky Sport ku ka thene fjale me te vertete te bukura ne drejti mte skuadres zikalter.

Keto kane qene fjalet e tij: “Kemi pesuar menjehere dy gola, sa keq sepse kemi pesuar edhe te tretin sa moren lojen ne dore.”

“Ata luanin ne krahe me shume entuzizem por ne nuk ishim vetvetja: merita e Interit kjo gje ama, jo faji yne.”

“Kemi vrapuar me shume, por sot kemi vrapuar keq kunder Kampioneve te Italise qe jane treguar me te zotet se sa ne.

Keni bere nje nderim mjaft te bukur ndaj Interi per Skudeton. Ishte ideja jote? Na thua dot dicka me shume?

“Po, e pranoj. I kam thene une djemve para ndeshjes qe kisha kete ide dhe ata kane rene direkt dakord me mua qe ta bejne.”

“Eshte sporti qe une mendoj. Eshte sporti qe une enderroj. Jane keto manifestimet e vogla qe e bejne special.”

“Mendoj se eshte e merituar, duke qene se Interi ka fituar 4 jave para fundit. Te Leicester ma kane bere mua, ne fituam nje jave perpara fundit. Inter eshte treguar i madh kete sezon.”

Mbase ne keto ndeshje eshte e thjeshte qe te lesh veten te merresh nga vrulli…

“Ne donim te benim mire. Ata donin te benin feste nderkohe por une i kisha thene djemve qe te mos i linim te benin feste.”

“Por Interit sot i doli cdo gje. Nuk them se me kane surprizuar, por sot kane luajtur me sy mbyllur. Nje ndeshje e madhe.”

“Kemi provuar te shikojme, por rezultati thone se kur shikon, humbet.”

Ne finale Champions do besh tifo per Mahrez apo Kante?

“E veshtire, nuk e kisha menduar. Shpresoj te luajne qe te dy mire. Jane dy kampione dhe djem te mrekullueshem.”

Ke pershendetur ne vecanti Lukakun?

“Jo, po beja shaka me te. I kam thene: ‘Ti ku po shkon? Ske lidhje me ne fare’ (qesh).”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.